Saturday, 7 January 2017

Shopping dhe vizite ne Rome 20-23 Janar, 299 Eur

Cmimi 299 Euro, me avion, guide e plote, mundesi per te perfituar nga uljet sezonale.
20-23 Janar, 2017, 3 Nete. 
Cmimi: 299 Euro/person.
Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane.
Guide e plote dhe Shoping (Castel Romano Outlet dhe Euroma 2)







Cfare perfshihen:

  1. Fluturimi me avion vajtje-ardhje
  2. 3 nete akomodim me mengjes ne hotel
  3. Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  4. Guida sipas programit
  5. Shoqerues dhe asistence nga agjensia

Ne pakete nuk perfshihen:

Taksa e hotelit ne Rome, Total 12 Eur/personi. (Pagohet ne Recepsion diten e fundit kur merret pasaporta).
Drekat dhe darkat, Hyrjet ne muzeume
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 60 Euro.

Andalusia, guide e plote, Maj 2017


Vizitoni Andalusine, Cmimi 549 Eur, Fluturim me avion me tranzit.
Datat: 16-20 Maj 2017. Cmimi 549 470 Eur (per rezervime deri 10 janar)
Fluturim me avion: Tirane-Malaga-Tirane (me tranzit Milano).
Transport dhe guide me autobus: Malaga-Granada-Cordoba-Sevilia-Malaga.
Akomodim 4 Nete/5 Dite ne hotele 3*, mengjesi i perfshire


  1. Vizitoni kete vend te mrekullueshem, Andalusia. Historia dhe kultura Arabe (shek 10-12) e nderthurur me arkitekturen dhe artin gotik te mbreterve katolike (shek 12-15), e  trasheguar deri ne ditet e sotme.
  2. Vizite e plote e qyteteve: Granada, Cordoba dhe Sevilia.
  3. Vizite ne monumentet me te njohura ne Bote: Alhambra ne Granada, Mesquita ne Cordoba, Katedralen dhe Alcazar ne Sevilia.
  4. Provoni Tapas-et e botes andaluze.
  5. Argetohuni ne Flamenco-t e famshme te Sevilia-s.
  6. Dhe shume surpriza te tjera.

Netet e Bardha ne Rusi, Moske-Shen Petersburg - Qershor 2017

Fluturim me avion Tirane-Moske dhe Petersburg-Tirane me tranzit.
Datat: 23 - 27 Qershor, 4 Nete / 5Dite. (te plota)
Cmimi: 820 Eur.
Per rezervime te shpejta 780 eur. (Oferte Speciale).
Fluturim me avion Tirane-Moske dhe Petersburg-Tirane.
Moske - St.Petersburg: Treni i shpejte SAPSAN (3,5 ore).
Dita 1. 23 Qershor / Premte. Vizite e Moskes.
04.25 Nisja nga Tirana me avion. Mberritja ne Moske 10.15 (Tranzit Beograd)
Takimi dhe prezantimi me guiden tone. Direkt nga aeroporti do te nisemi per nje tur panoramic ne qytetin e Moskesduke perfshire: Sheshin e kuq, Katedralen e Shen Vasilit (nga jashte), Varin e Leninit, Qendren tregtare GUM (kohe e lire per nje kafe), Konventen New Maiden dhe Varezet e njerezve te shquar te kombit New Maiden, si dhe Universitetin e njohur te Moskes dhe pamjen e bukur te Moskes nga sheshi perballe universitetit.
Reth ores 15.00 do te nisemi per ne hotel per te marre dhomat.
Darka e lire ose te shoqeruar nga guida do te shkojme ne qender te Moskes ose mund te bejme nje shetitje me anije ne lumin e Volges. Kthimi ne hotel.
Dita 2.  24 Qershor / Shtune. Vizite e Moskes.
Mengjesi ne Hotel (bufe e hapur). Dorezimi i dhomave.
10:00. Mbas mengjesit do te vizitojme Kremlinin nga Brenda, territorin e tij, katedralet si dhe muzeun e Careve te rusise, karocave te familjeve mbreterore, si dhe dhomen e pazmoreve.
14:30. Do te fillojme me nje tur: Vizite  e  Muzeut Borodino Panorama, qe I kushtohet Betejes se famshme ne Borodino te Moskes ne vitin 1812, midis ushtrise se Napoleon Bonapartit dhe ushtrise ruse te udhehequr nga gjenerali rus: Kutuzov.
15:30. Muzeu Patriotik i Luftes.
17:00. Turi I Metrose se Moskes. Ne kete tur do te vizitojme disa nga stacionet e metrose se Moskes, stacionet me monumentale te ndertuara per te qene nje muze i nendheshem,  gjate periudhes se Bashkimit Sovjetik.
Kohe e lire per te ngrene ne rrugen e bukur me dyqane dhe kafene Old Arbat te shoqeruara nga guida.
Kthimi ne hotel ne Moske. Darka e lire.
Dita 3. 25 Qershor / Diele. Vizite ne Petersburg.
Pas mengjesit nisja per ne St Petersburg me trenin e shpejte. 08:35. Mberritja ne St. Petersburg. Takimi dhe prezantimi me guiden tone.
Do te fillojme me nje vizite panoramike te qyteti duke perfshire: Sheshin e Pallatit, sheshin e Shen Isakut, Monumentin e kaloresit ne bronze, Fushen e Marsit, Ndertesen e Admiraltise (Shtabi qendror I Marines ruse gjate periudhes se Careve)  shetitoren ose bulevardin Nevski Prospekt  etj.
15.00  Vizite e plote Muzeun e famshem te Hermitazhit. (vizita do te behet me kufje)
18:00. Vajtja ne hotel dhe marja e dhomave.
Darka e lire ose te shoqeruar nga guida mund te shkojme nje nga stacionet e anijeve per te shetitur me nje nga anijet ne lumin e Neves. Kthimi ne hotel me metro.
Dita 4. 26 Qershor / Hene. Vizite ne Petersburg.
Mengjesi ne Hotel (bufe e hapur)
10.00 Dite e plote vizite me autobuz ne Pallatin PETERHOV, nga brenda dhe kopshtet e tij te mahnitshem.
14.00 Vizite  e plote ne Pallatine e Katerines (Tsarskoe Selo​)
17:00. Kthimi ne hotel me autobus.
Dita 5. 27 Qershor/Marte. Vizite ne Moske.
Mengjesi ne Hotel (bufe e hapur). Dorezimi I dhomave.
10.00 Vizite e plote me guide ne Hermitazh (me kufje)
Pas hermitazhit dreka e lire ne rrugen e njohur Nevsky Prospekt.
15:00. Vizite ne keshtjellen dhe Fortifimin e Pjetrit dhe Polit

17.30 Transferte ne aeroport.
21:35. Fluturimi per ne Tirane
Ne pakete perfshihen:

  1. Akomodimi ne hotel 3* ne Moske per 2 Nate me mengjes.
  2. Akomodimi ne hotel 3* ne St. Petersburg  per 2 Nete me mengjes.
  3. Biletat e trenit te shpejte St. Petersburg – Moske kompania: SAPSAN (tourist class)
  4. Transfertat dhe guidad me autobus sipas programit.
  5. Guida ne anglisht e perfkthyer ne shqip gjate gjithe programit.
  6. Biletat e Hyrjeve ne Monumente dhe Muzeume te permendura ne program.

Ne pakete nuk perfshihen:
  1. Bakshish per Guidad lokale.
  2. Drekat dhe Darkat
  3. Viza Ruse (55 Dollar)

Saturday, 14 February 2015

Netet e Bardha ne Rusi, Moske - Shen Petersburg - Qershor 2015

Datat: 19 - 25 Qershor

6 Nete / 7Dite.

Cmimi: 949 euro

Fluturim me avion Tirane-Moske-Tirane

Moske - St.Petersburg: Trenin e Nates MEGAPOLIS

St.Petersburg-Moske: Treni i shpejte SAPSAN (3,5 ore)

Dita 1
Qershor  19 / Premte

04.25 Nisja nga Tirana me avion

10:15 Mberritja ne Moske.

Takimi dhe prezantimi me guiden tone.


Sheshi i Kuq

Katedralja e Shen Basil

Museu i Armeve te Luftes

Museu i madh patriotik

Kodra Poklonnaya

Borodinskaya Panorama

Sergiev Posad

Varezat Novodevichy

Rruga tregetare Arbat

Parku Peterhof

Katedralja e Shen Isaac

Pallati i Nikolaevsky

Direkt nga aeroporti do te nisemi per nje tur panoramic ne qytetin e Moskes duke perfshire: Sheshin e kuq, Katedralen e Shen Vasilit (nga jashte), Varin e Leninit, Qendren tregtare GUM (kohe e lire per nje kafe), Konventen New Maiden dhe Varezet e njerezve te shquar te kombit New Maiden, si dhe Universitetin e njohur te Moskes dhe pamjen e bukur te Moskes nga sheshi perballe universitetit.
Reth ores 15.00 do te nisemi per ne hotel per te marre dhomat.
Darka e lire ose te shoqeruar nga guida do te shkojme ne qender te Moskes ose mund te bejme nje shetitje me anije ne lumin e Volges. Kthimi me metro ne hotel.

Dita 2
Qershor 20 / Shtune

Mengjesi ne Hotel (bufe e hapur)

10:00. Mbas mengjesit do te v izitojme Kremlinin nga Brenda, territorin e tij, katedralet si dhe muzeun e Careve te rusise, karocave te familjeve mbreterore, si dhe dhomen e armeve.

14:00. Kohe e lire per dreke ne rrugen e bukur me dyqane dhe kafene Old Arbat te shoqeruara nga guida.

17:00. Turi I Metrose se Moskes. Ne kete tur do te vizitojme disa nga stacionet e metrose se Moskes, stacionet me monumentale te ndertuara per te qene nje muze i nendheshem,  gjate periudhes se Bashkimit Sovjetik.

Dita  3
Qershor  21 / Diele

Mengjesi ne Hotel (bufe e hapur)

Dorrezimi I dhomave

10:00. Do te fillojme me nje tur: Vizite  e  Muzeut Borodino Panorama, qe I kushtohet Betejes se famshme ne Borodino te Moskes ne vitin 1812, midis ushtrise se Napoleon Bonapartit dhe ushtrise ruse te udhehequr nga gjenerali rus: Kutuzov.

12:00. Do te vizitojme duke shetitur ne Parkun e Fitoreve, ku ndodhen te ekspozuara disa nga armatimet, tankset, avionet,  me te famshme te ushtrise ruse.

13:00. Vizite ne Muzeun Patriotik te Luftes.

15:00. Vizite ne Galerine e Arteve te Moskes: TRETYAKOV.

23:00. Transferte ne Stacionin e trenit te Moskes.

00:30. Nisja per ne Shen Petersburg me trenin e Nates  DELUXE  (2 persona ne kabine) mengjesi I perfshire.

Dita 4
Qershor  22 / Hene

09:00. Mberritja ne St. Petersburg. Takimi dhe prezantimi me guiden tone.

Do te fillojme me nje vizite panoramike te qyteti duke perfshire: Sheshin e Pallatit, sheshin e Shen Isakut, Monumentin e kaloresit ne bronze, Fushen e Marsit, Ndertesen e Admiraltise (Shtabi qendror I Marines ruse gjate periudhes se Careve)  shetitoren ose bulevardin Nevski Prospekt  etj.

14:00. Vajtja ne hotel dhe marja e dhomave.

Darka e lire ose te shoqeruar nga guida mund te shkojme nje nga stacionet e anijeve per te shetitur me nje nga anijet ne lumin e Neves. Kthimi ne hotel me metro.

Dita   5
Qershor 23 / Marte

Mengjesi ne Hotel (bufe e hapur)

10:00. Vizite e plote Muzeun e famshem te Hermitazhit. (vizita do te behet me kufje)

15:00. Vizite ne keshtjellen dhe fortifimin e Pjetrit dhe Polit

18:00. Kthimi ne hotel me autobus.

Dita 6 
Qershor 24 / Merkure

Mengjesi ne Hotel (bufe e hapur)

Dite e plote vizite me autobuz ne Pallatin PETERHOF, nga brenda dhe kopshtet e tij te mahnitshem.

Kthimi ne hotel me autobuz.

Dita 7
Qershor 25 / Enjte

Mengjesi ne Hotel (bufe e hapur)

11:00. Dorezimi I dhomave

12:00. Transferte drejt stacionit te trenit te St Petersburgut.

13:30. Nisja per ne Moske me treni  e shpejte SAPSAN(tourist class) Kliko ketu..

17:30. Mberitja ne Moske. Takimi me guiden dhe autobuzin tone. Transferte per ne aeroport

21:35. Fluturimi per ne Tirane

Te perfshira ne cmim:

  1. Akomodimi ne hotel 4* ne Moske per 2 Nete me mengjes.
  2. Akomodimi ne hotel 4* ne St. Petersburg  per 3 Nete me mengjes.
  3. Bileta e Trenit Moske – St. Petersburg me trenin e nates MEGAPOLIS LUXE  (2 persona ne kabine) mengjesi I perfshire.
  4. Biletat e trenit te shpejte St. Petersburg – Moske kompania: SAPSAN (tourist class)  Kliko ketu..
  5. Transfertat dhe guidad me autobus sipas programit.
  6. Guida ne anglisht e perfkthyer ne shqip gjate gjithe programit.
  7. Biletat e Hyrjeve ne Monumente dhe muzeume te permendura ne program.

Hoteli ne Moske:HOLLIDAY INN (4*) mengjes bufe i perfshire.
Hoteli ne Shen Petersburg: PARK INN PRIBALTIYSKAYA (4*) mengjes bufe i perfshire.

Ne pakete nuk perfshihen:

1) Mbajtja e Bagazheve ne hotele.
3) Drekat dhe Darkat
4) Viza Ruse (55 Dollar)


Informacion per objektet qe vizitohen ne Moske & Shen Petersburg

Sheshi i Kuq: – Eshte nje shesh ne qytetin e Moskes ne Rusi. Shesh i cili ndan Kremlinin, ish keshtjelle mbreterore dhe zyrtarisht residence e Presidentit te Rusise. Lagje historike Tregetare e njohur si “Kitai-gorod”
St Basil Katedralja: - Eshte nje Kishe ortodokse Ruse, e ngritur ne sheshin e kuq ne Moske ne vitin 1555-61. Shenon qendren gjeometrike te qytetit dhe qendren e  rritjese saj qe prej shek 14.  Kjo ishte ndertesa me e larte ne Moske deri ne perfundimin e kulles Ivan the Great Bell Tower ne 1600.
Lenin Vari:- E pozicionuar ne sheshin  e kuq ne qender te Moskes. Eshte nje mauzole e cila sherben si vend prehje per Vladimir Leninin. Trupi I tij I balcamosur I eshte treguar publikut pas vdekjes se tij ne 1924.
Gum: -Qendra universale e dyqaneve. Gum me i famshem ndodhet ne pjesen Kitai –Gorod te Moskes, perballe me Sheshin e Kuq. Aktualisht kjo eshte nje qender tregetare. Para viteve 1920 vendi ishte i njohur si Upper Trading Rows.
Alexandrovsky Kopshtet: - Ishte nje nder parqet e para urbane publike ne Moske. Parku eshte I ndertuar nga 3 kopeshte te ndara, qe shtrihen pergjate te  gjithe gjatesise perendimore te  murit te Kremlin-it afro 865m. Midis nderteses Manege te Moskes dhe Kremlinit.
Kutafia Kulla: - Eshte nje fortifikate perreth kulles ne  Moske Kremlin, e ndertuar ne fillim te shek 16 per mbrojtjen e ures mbi lumin Neglinnaya qe te con ne kullen Troitskaya. Lartesia e kulles Kutafia arrin ne 13.5m.
Armory Chamber: - Eshte nje nder muzeumet  me te vjetra te Moskes, I themeluar ne 1808. Gjendet ne Kremlin, Moske. Kjo armature lind si arsenal mbreteror ne vitin 1508. Deri ne trasferimin e gjykates ne San Petersburg kjo armature ishte pergjegjese per prodhimin, blerjen dhe ruajtjen e armeve stolive te ndryshme.
Poklonnaya Kodra:- Ka nje lartesi prej 171.5 m, dhe eshte nje nder pikat me te larta ne Moske. Dy majat e saj perdoreshin per tu ndare nga lumi Setun derisa nje nga majat u shkaterrua ne vitin 1987. Deri ne 1936 kjo zone  ishte pjese e Moskes dhe tani perfshin edhe parkun Victoy, me tanke dhe automjete te tjera te perdorura gjate luftes se 2 Boterore.
Victory Park – Ne vitin 1960 autoritetet sovjetike vendosen te caktojne nje zone per ta perdorur si nje muze te hapur per te perkushtuar fitoren e Rusise kundrejt Napolelonit. Parku i fitores dhe Sheshi I Fitoreve jane pjese te rendesishme te ketij muzeu ne natyre.
Great Patriotic War museum- Eshte nje muzeum historik me qender ne Moske ne Poklonnaya Gora. Kjo ndertese eshte projektuar nga arkitekti Anatoly Polyansky. Puna per ndertimin e ketij muzeumi nisi ne 3 Mars 1986, dhe muzeu eshte hapur per publikin ne 9 Maj 1995. Ky muze permban memoriale dhe permendore te luftes se 2 Boterore  e njohur ne Rusi si ‘’Lufta e madhe per atdhe’’.
Borodinskaya Panorama museum:- Eshte nje kompleks i madh i dedikuar luftes patriotike te vitit 1812. Ajo u ngrit ne vendin e quajtur Fili, ku ne Shtator te 1812 pas betejes se famshme Borodinskaya u zhvillua keshilli I luftes.
Sergiev Posad: - Eshte nje qytet dhe qendra administrative e qarkut te Sergiyevo-Posadsky.
Ajo u rrit ne shek e  15 perreth nje prej monastive me te medhe Ruse.Statusi I qytetit ju dha ne 1972. Emri I tij ka ngjyresa te forta fetare. Autoritetet Sovjetike ndrsyhuan me pare Sergiyev ne 1919, me pas Zagorsk ne 1930, ne kujtim te revolucionit Vladimir Zagorsky. Emri original ju rivendos ne vitin 1991.
Trinity Sergiev Lavra: - Eshte manastiri me i rendesishem ne Rusi, dhe qendra shpirterore e Kishes Ortodokse Ruse. Ky manastir eshte I pozicionuar ne qytetin Sergiyev Posad, rreth 70km ne veri-lindje te Moskes. Aktualisht eshte shtepia e mbi 300 murgjve
Novodevichi Cemetery: - Jane varrezat me te famshme ne Moske. Ato shtrihen prane murit jugor te Konventes ne shek 16 ne Novodevichi. Eshte vendi I trete me I popullarizuar dhe turistik I qytetit.
Arbat street: - Eshte nje rruge kembesoresh rreth 1km e gjate, ne qendren historike te Moskes. Kjo rruge ekziston qe nga shek I 5, duke qene keshtu nje nga rruget me te vjetra te kryeqytetit Rus. Kjo rruge u shkaterrua pothuajse plotesisht nga zjarri I madh gjate pushtimit te Napoleonit ne Moske, dhe u desh te rindertohej ne 1812.
Saint Isaac's Cathedral- Eshte katedralja Ortodokse  me e madhe e qytetit. E cila I dedikohet Shen Isakut te Dalmacise, nje shenjtor mbrojtes I Pjetrit te Madh, I cili kishte lindur ne diten festes se shenjtoreve.
Petergof: - Eshte nje nga zonat me terheqese dhe te populluara me vizitore  te San Peterburg. Pallati dhe Parku I madh ne Peterhof jane ( I quajtur edhe si Petrodvorets) shpesh quhen si Versaja Ruse.
Grand Palace:-  Pallati I madh ne Peterhof eshte projektuar te jete elementi kryesor I “ Versajes Ruse”
Parku I Peterhof : Eshte nje nder parqet me spektakolare, I shquar per shumellojshmerine e stileve. Peterhof eshte si nje enciklopedi e dizajnit te parkut pertej moshes se perandorise.
Shatervanet e Peterhof:- Eshte nje nder atraksionet me te famshme te Rusise, duke terhequr miliona visitor cdo vit.
Nevsky Prospect:- Rruge kryesore e qytetit te St Petersburg, Rusi. E planifikuar nga Pjetri I madh.
Church of Our Saviour: -  Eshte nje nder vendet me terheqese me turiste te shumte. E quajtur ndryshe si Kisha mbi gjakun e derdhur dhe Katedralja e ringjalljes se Krishtit. I cili eshte emri I saj zyrtar.
Nikolaevsky palace- Eshte nje shembull i mire e akritektures se shek 19, e ndertuar dhe dizenjuar nga arkitekti Andrey Stakenshneider. Ky pallat eshte unik jo vetem per ndertimin e tij arkitektonik, por ka te gdhendura ne historine e ekzistences se qytetit.
Fourchette: -Shfaqje Folklorike
Catherine Palace:- Ka qene rezidenca verore e Rococo e Carit Rus. E pozicionuar ne qytetin Tsarskoye Selo( Pushkin). Ndodhet 25 km ne juglindje te St Petersburg
Amber Room: Ndodhet ne pallatin Chaterina. Eshte nje dhome e dekoruar me panele qelibari, me flete arid he pasqyra. Per shkak te bukurise se saj te vecante ajo eshte quajtur ndpnjehere edhe “ Bukuria e 8 e botes”.
Pavlovsk:- Eshte nje qytet ne Pushkin, qark I qytetiti te St Petersburg. Ndodhet 30 Km ne jug te St Petersburg. Ky qytet u zhvillua rreth pallatit te Pavlovsk, I cili ishte residence kryesore e familjes mbreterore Ruse. Midis 1918 -1944 emri I tij zyrtar ishte Slutsk dhe me pas u ndryshua ne Pavlovsk. Ky qytet eshte gjithashtu pjese e Unesco.
Peter and Paul Keshtjella
Kjo keshtjelle u themelua nga Pjetri i Madh ne 16 Maj te vitit 1703. Ndodhet ne nje ishull te quajtur Hare ne veri te lumit Neva. Kjo ndertese u krijua ne kultim e luftes se Veriut per te mbrojtur kryeqytetin nga nje kundersulm I pritur Suedez. Por nuk e permbushi qellimin per te cilen u krijua. Ne ditet e sotme kjo ndertese eshte nje nder me te vizituarat e qytetit. Ajo eshte gjithashtu ne qender te lagjes kryesore te muzeut historic te qytetit te St Petersburg, e cila shfaq koleksione te keshtjelles.

PER TE REZERVUAR KONTAKTONI ME EMAIL OSE TELEFON...

info@mtitravel-al.com

0693890102

Udhetim Turistik ne Barcelone 17-20 Prill 2015

http://mtitravel-al.com/images

BARCELONE

Data 17-20 PRILL 2015

Cmimi: 480 Eur

Fluturim me Avion Alitalia, Hotel ne qender, Ekskursione ne Barcelone me autobuz dhe guide.

19 Prill luhet Ndeshja e Futbollit: Barcelone-Valencia

Nisja nga Tirana: 17 Prill
05.50 - Mberritja ne Barcelone 10.20 (tranzit :Rome)
Nisja nga Barcelona: 20 Prill
18.20- Mberritja ne Tirane 23.00 (tranzit. Rome)

I pozicionuar ne derdhjen e lumit Llobregat Barcelona rethohet nga 2 malet: Montjuic dhe Tibidabo. Bregdeti I Barcelones I cili shtrihet per kilometra te tera  permban nje nga rezortet me te njohura ne Europe Costa Brava. Me nje popullsi prej 1.5 milion banor ky qytet eshte qyteti I dyte ne Spanje, me nje port shume te rendesishem, industri te zhvilluar dhe dhe nje qender te madhe metropolitane. Ky qytet i  veshur me ngjyre jeshile i dekoruar nga parqet, kopshtet dhe palmat e shumta te shpalos pamjen e nje qyteti mesdhetar i pagezuar me nje klime mesdhetare.



Lagjia Moderne ne sheshin Gloria

Harku i Triumfit

Sheshi Espana

Statuja e Kristofor Kolombus

Katedralja e Sagrada Familia

Parku Guell

Programi i Plote

Dita 1:

Nisja ne oren 05.50 dhe mberritja ne Barcelone rreth ores 10 20.(mengjes)

Transferta me autobus per ne hotel, lenia e bagazheve dhe me pas do dalim ne qender te qytetit. 
Pikerisht shetitja jone do te filloje nga Piaza Espania, pastaj Sheshi Catalunya, nje shesh I madhe dhe nje nga me te rendesishmit e Barcelones. Do te vazhdojme ecjen pergjate rruges Las Ramblas, e cila eshte pikerisht simboli I Barcelones se vjeter me ndertesat karakteristike. Kthim ne hotel pas darkes.

Dita 2:

09.00 Pas mengjesit do te fillojme turin panoramik me autobuz. do te fillojme me vizite ne Katedralen e famshme te Barcelones,Sagrada Familia, ndertimi te ciles ka filluar ne vitet 1900 dhe vazhdon akoma ne ditet e sotme. Nje project fantastic I stilit Art Nouveau prezantuar nga arkitekti I famshem spanjoll Antonio Gauti qe I kushtoi 40 vjet nga jeta e tij ndertimit te kesaj katedrale ku vdiq dhe ka varrin e tij.
Me tej do te vazhdojme turin me autobus te nje tjeter pjese te Barcelones, ne kodren Montjuic, pika me e Barcelones ku ndodhet dhe Keshtjella Montjuic. Do te shijoni panoramen e qytetit te ri, qytetit te vjeter, bregdetit dhe portit gjigand te Barcelones. Ky tur do te zgjase 4 ore, me guide.

Dote perfundojme ne sheshin Portal de la Pau ku ndodhet dhe statuja e Kolombos. Do te vazhdojme rrugen pergjate bulevardit buze detit ku ndodhen qendra tregetare moderne Maremagnum, Akuariumi dhe do te perfundojme ne shetitoren Waterfront ku ka dhe shume restorante te kendshme buze detit per dreke.

Mbasdite

  • Akuariumi
  • Vizite shoping tek qendra tregtare Maremagnum.

Kthim ne hotel ne mbrejme

Dita 3:

09.00 Pas Mengjesit do te nisemi me autobuz per te vizituar vendin e shenjte, Manastirin e famshem MONTSERRAT. 60 km nga Barcelona. Ky eksursion na con ne manastirin e Montseratit ne pamjet e mrekullueshme te maleve. Pasi autobuzi ndalon ne parkimin e autobuzave ne do te vazhdojme ngjitjen ne manastir me teleferik. Kohe e lire ne rugicat tipike te montseratit.  Gjithashtu mbas nje ecje me kembe do te vizitojme kishen e vetmuar ne buze te shkembit me nje pamje te mrekullueshme te SANTA COVA. Kthimi mbasdite ne Barcelone me autobuz.

Mbas Montserrat vizita vazhdon  ne CAMP NOW, stadiumi i famshem i Barcelones.

Pasdite mund te vizitohen Kopshti Zoologjik, ose mund te kaloni ne qender te Barcelones per te vizituar qendren e qytetit mesjetar dhe Katedralen e Barcelones.

Kthim ne hotel pas darkes me metro ose taksi.

Dita 4:

09.00 Pas Mengjesit dorezimi i dhomave dhe futja e bagazheve ne autobuz.
Do te fillojme viziten me autobuz ne nje kryeveper tjeter te Gaudi-it Park Guell, I cili gjithashtu ka filluar ndertimin ne 1900, per te qene nje nga parqet moderne te Barcelones. I frymezuar nga parqet dhe kopshtet e londres  industrialisti i njohuhur i Barcelones Euzebi Guell ngarkoi me detyre arkitektin e njohur dhe mikun e tij Gaudi te projektonte dhe ndertonte nje zone rezidenciale me 60 vila midis gjelberimit dhe parkut. Brenda Park Guelit ndodhet dhe shtepia muze  e Gaudit ku ai ka jetuar 20 vjet.
Mbas Park -ut Guell do te vazhdojme viziten ne zonen moderne te Barcelones si dhe ne Qendren Tregtare Mirada Del Mar. Kohe e lire per shopping dhe dreke ne kete qender tregtare.

16.15 Nisja me autobuz per ne aeoroportin e Barcelones.

18.45 Nisja e avionit nga Barcelona

Mberritja ne Tirane, 23.30

Ne pakete perfshihen:

  • Udhetimi me avion vajtje – ardhje
  • 3 nete akomodim ne hotel 3* me mengjes
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Ekskursionet sipas programit me guide dhe autobuz
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia

Ne pakete nuk perfshihen:

  • Drekat dhe darkat
  • Hyrjet ne monumete dhe muzeume
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”

CMIMET E BILETAVE NE MONUMENTE DHE MUZEUME

  1. Sagrada Familia, Barcelone: 12 Euro
  2. Aquariumi, Barcelone: 17 Euro
  3. Museu Nacional I arteve te Catalunyas MNAC, Barcelone: 8,5 Euro
  4. Museu Historic I Barcelones:7 Euro
  5. Camp Nou Experience : 22 Euro
  6. Kopshti Zoologjik ZOO: 17 Euro (perfshin dhe shfaqjen e delfineve 30 min)

Udhetim turistik ne Vjene 18 - 21 Prill 2015

UDHETIM TURISTIK NE VJENE me Avion.

18 - 21 Prill 2015                                          

3 Nete / 4 Dite (te plota).

Cmimi: 429 euro/person

Dita 1: Fluturimi nga Tirana oren 04.25. Mberritja ne Vjene  ne 08.25 (mengjes). Transferta me autobus per ne hotel ku do te leme bagazhet dhe do te dalim ne qender te qytetit. Kohe e lire per dreke ne rruget Kartner ose Graben ku mund te shijoni gatimet tradicionale Vjeneze ne restorante ose nje Hot Dog ne kioskat tipike perreth. 

Pas drekes do te vizitojme Katedralen e Shen Stefanit, nje nga simbolet e qytetit, nje nga ndertesat Gotike me te rendesishme, dhe padyshim qendra Fetare me e rendesishme ne Austri. Vizite e Basilikes brenda dhe jashte.

Pasdite e lire dhe kthim ne hotel per te marre dhomat. Mbremje e lire.

Dita 2: Pas mengjesit do te fillojme me viziten e Qytetit. Itinerary I ketij turi do te filloje nga Kisha Votive, dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat simbol te Vienes.

Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut I cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore. (Bileta e hyrjes 12 Euro/person).

Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, Opera dhe Kopshtet e Hofburgut te cilat ne Pranvere me shume se kurre ofrojne nje spektakel ngjyrash.

Mbremje e lire ne sheshin Shen Stefan, ku ne cdo dite te vitit nuk mungon gjealleria e turisteve dhe varieteti I shfaqjeve muzikore, te kercimit apo te humorit nga artistet amatore.

Kthim ne hotel ne mbremje.

Dita 3: Pas mengjesit do te nisemi per te vizituar Pallatin e Schonbrunn-it, nje tjeter pallat mbreteror ku kane jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume I ngjashem me Pallatin e Versajes.

Ketu do te vizitohen: 40 Dhomat Mbreterore (bileta e hyrjes 12 Euro/person), Kopshtet e pallatit, Shatervani I Neptunit dhe Belvederja.

Pas kesaj do te ndalojme ne rrugen Mariahilfer ku do te keni kohe te lire per Pazar deri mbasdite, si dhe mund te vizitoni Muzeun e Artit apo ate te Historise Natyrore, te 2 shume interesante.

Program opsional per kete mbasdite mund te beheni spektatore te nja prej koncerteve te Walz-it qe shfaqen ne pallatet e koncerteve ne qender te Vienes. (Bileta e hyrjes varion nga 15 – 50 euro/person, ose nje shfaqje Opera ne ndertesen e Operas (Biletat 40 - 150 euro/person)

Kthimi ne hotel ne mbremje.

Dita 4:

Pas mengjesit, dorezimi i dhomave dhe vendosja e bagazheve ne dhomen e bagazheve te hotelit.

Do te vizitohen gjate kesaj dite Pallati i Belvederes me 2 ndertesat madheshtore dhe kopshtet franceze qe i lidhin ato. Pas Belvederes do te vizitojme Kishen e Karlit, nje nga me te bukurat e stilit Barok.

Pjesa tjeter e dites do te jete e lire deri ne oren 18.00 ku do te behet nisja per ne aeoroprtin e Vjenes.

Fluturimi i kthimit niset ne 20.45.

Ne pakete perfshihen:

  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje.
  • Transfertat me autobuz nga / ne Aeroport
  • Akomodimi per 3 nete ne hotel me 3 yje ne qender te qytetit
  • Mengjesi per te gjitha ditet
  • Ekskursionet dhe vizitat sipas programit
  • Guide dhe shoqerues ne shqip

Nuk perfshihen:

  • Drekat dhe Darkat
  • Biletat e hyrjeve ne Muze ose Monumente
  • Cdo gje qe nuk permendet ne rubriken “perfshihet

Udhetim ne 3 Kryeqytetet e Skandinavise - Qershor 2015

Udhetim ne 3 kryeqytet e SkandinaviseVizite ne 3 Kryeqytet e Skandinavise: 

Stockholm - Oslo - Kopenhagen

Datat: 4-9 Qershor 2015

Cmimi: 789 Eur

Fluturim me avion Tirane-Stockholm dhe Kopenhagen-Tirane.
Udhetim me Tren Stockholm - Oslo.
Udhetim gjate nates me Krociere: Oslo-Kopenhagen

Programi:

Dita 1, 4 Qershor

Nisja nga Tirana me avion 15.00. Mberitja ne Stockholm ne 19.35.

Transferta ne hotel. Marrja e dhomave.
Meqenese hoteli ndodhet ne qender te qytetit, shetitje ne kembe per tu njohur me Stokolmin, te shoqeruar nga Guida.

Dita 2, 5 Qershor

Mengjesi ne Hotel (Bufe e hapur)

Pas mengjesit dite e plote turi i Stockholmit. Me te spikaturat e ketij turi jane: Bashkia  e qytetit, Muzeu VASA, Muzeu i ABBA-ve, qyteti i Vjeter: Gamla Stan, Pallati Mbreteror, shetitje me anije.

Darka e lire

Dita 3, 6 Qershor

Mengjesi ne Hotel (Bufe e hapur)

Pas mengjesit dorezimi i dhomave. Me tej do te vizitojme Muzen e hapur ne natyre, Skansen. I krijuar qe ne 1891 ky muze i hapur ne nje territor te madh shfaq jeten e 5 shekujve nga veriu deri ne jug, me njerezit tipik te asaj kohe, veshjet e tyre, stilin e jetes, gjate periudhave te ndryshme.

Ne oren 14.00 do te nisemi drejt stacionit te trenit per te marre trenin drejt  qyteti te Oslo-s. Nisja me tren ne 14.55. Nje udhetim i kendshem, duke admiruar natyren qe do te shfaqet gjate rruges, dhe pse jo, ne se do te ndiqnim traditen e Suedezve nje ushqim i pergatitur me pare do ta shtonte kenaqesine e ketij udhetimi.

Mberritje ne Oslo 21.24. Edhe ketu hoteli eshte i pozicionuar ne qender. Marrja e dhomave, darka e lire. Mbas darkes, shetitje ne kembet te shoqeruar nga guida. Duke qene se eshte periudha ku netet jane pothuajse dite, eshte nje kenaqesi te shetisesh neper rruget e Oslos, te pish dicka ne lokalet ne lagjen e re moderne Aker Brygge.

Dita 4, 7 Qershor

Mengjesi ne Hotel (Bufe e hapur)

Pas mengjesit Vizite e plote e qytetit ku mund te permendim: Parkun Vigeland, Operan moderne te Oslos, Keshtjellen Mesjetare Akershus, Pallatin Mbreteror, Teatrin kombetar, rrugen e bukur Karl Johans, ku do te ndalojme per kafe apo dreke. Ne varesi te kohes dhe ecurise se turit do te vazhdojme nje vizite ne bregun perballe Oslos me anije: Bygdoy, ku mund te vizitojme muzeun e famshem: KON-TIKI. Thor Heyerdahl, shkenctar dhe eksplorator, u be i famshem kur ne 1947 beri nje udhetim me nje varke prej kashte dhe kallama nga Peruja ne Polenezi.

16.30 Do te nisemi me Krociere per ne Kopenhagen. Ky edhetim do te jete nje kenaqesi me vete. I pajisur me te gjitha fasilitet, restorante, bare moderne, disko, pishina. Akomodimi ne dhoma 2-she. Nata ne krociere.

Dita 5, 8 Qershor

Mengjesi bufe  e hapur i perfshire ne krociere.

Mberritja ne Kopenhagen ne oren 09.45.

10.00 Nga Terminali i krocerave do te hypin ne nje autobuz per te bere nje shetitje panoramike te qytetit. Ndalese ne nje nga zonat me te bukura te Kopenhagen, Nyhavn. Vizite ne Pallatin mbreteror AmalienBorg.

Transferte ne hotel. Marrja e dhomave.

Darka e lire, ose te shoqeruar nga guida.


Dita 6, 9 Qershor

Mengjesi ne Hotel (Bufe e hapur)

Pas mengjesit do te shkojme ne terminalin e anijeve turistike, ku  do te vizitojme qytetin  e Kopenhagenit nga kanalet me uje deti. Ky udhetim zgjate rreth 1,5 ore.

Mbas drekes do te jeni te lire per te shijuar pjesen e mbetur te dites sipas preferencave tuaja. Opsionet: Parku i argetimit Tivoli, kopshti Botanik, Keshtjella Rosenberg, shetitje apo shooping ne rruget e bukura kembesore: Strogen Ostergate, Nygate etj. 

Fluturimi me avion nga Kopenhageni ne 21.00. Mberritja ne Tirane ne 01.30

Ne cmim perfshihen:

  • Fluturimi me avion Tirane-Stockholm dhe Kopenhagen-Tirane (Bagazhet e perfshira ne cmim)
  • 5 Nete Akomodimet ne hotele me 4* (2 Nete ne Stockholm, 1 Nate ne Oslo, 1 Nate ne Kopenhagen, 1 Nate ne krociere)
  • Udhetimi gjate nates me krociere, ne dhoma 2-she.
  • Te gjitha mengjeset Bufe ne Hotele dhe Anije.
  • Bileta e Trenit Stockholm-Oslo
  • Guidad dhe shetitjet sipas programit
  • Shoqeruesi shqiptar gjate gjithe guides.


Ne cmim nuk perfshihen


  • Drekat dhe Darkat
  • Biletat e hyrjeve ne monumente dhe Muzeume
  • Bileta e shetitjes me anije turistike ne Kopenhagen