Thursday, 20 November 2014

Viti i ri 2015 Budapest - Vjene

30 Dhjetor - 04 Janar, 3 Nete Budapest + 2 Nete Vjene.
Cmimi: 729 Euro  699 Euro/person 
Fluturim me avion +3 nete ne Novotel Congres Budapest 4* + Darka e Vitit te Ri ne hotel+ 2 Nete ne Viene + Eskursione.
Programi
Dita 1:
30 Dhjetor : Nisja nga Tirana ne 15:25. Mberritja ne Beograd. Transferta direkt ne Budapest. Mberritja ne Budapest. Akomodimi ne hotel
Dita 2:
31 Dhjetor: Pas mengjesit ne oren 09 00 nisja per nje tur te shkurter ne Budapest gjate te cilit do te vizitojme Lagjen “Kala” e cila eshte nje nga lagjet me te vjetra te Budapestit ku do te fillohet me nje vizite nga jashte ne kompleksin e Pallatit mbreteror, dhe me pas do te vazhodohet me nje vizite ne Kishen e Matiasit, nje kishe vertet interesante nga pikpamja e ndertimit, dekorimit dhe historike. (Hyrja me pagese rreth 3 Euro per person) dhe Bastioni e Peshkatareve nje monument shume i bukur nga ku mund te admironi nje pamje te mrekullueshme te pjeses se Pestit. Kohe lire per te bere nje shetitje ne rrugicat karakteristike te kesaj lagjeje ku do te gjeni dyqane suveniresh, verërash dhe bare e lokale per tu ç’lodhur dhe për te shijuar ëmbëlsirat tradicionale Hungareze.
Kjo pjese e guides do te zgjase deri ne oren 11 00.
Do te vazhdojme per tek Ishulli i Margarites, nje park madheshtor ne mes te Lumit Danub ku do te shijoni qetesine dhe bukurine e ketij ishulli dhe do te vizitoni rrenojat e Manastirit dhe Varrin e Shen Margarites.
Kthimi ne hotel pasdite dhe pergatitjet per darken e Vitit te Ri e cila do te zhvillohet ne hotel. Nje darke elegante e stilit buffe dhe me pas muzike dhe kercim deri ne oret e para te mengjesit.
Dita 3:
01 Janar: Pas mengjesit ne hotel ne oren 10 30 nisja per te vazhduar ekskursionin ne pjesen tjeter te qytetit te Budapestit me autobus.
Do te fillojme turin me vizite ne Basiliken e Shen Stefanit, nje tjeter kryeveper e stilit barok dhe neobarok e cila do tu mrekulloje me dekorimin e saj te brendshem. Ne kete Basilike mund te shihni dhe doren e djathte te balcamosur te Shen Stefanit, i cili eshte nje nga figurat me te rendesishme te Hungarise.
Do te vazhdojme me nje shetitje me kembe ne lagjen e cifuteve, ku ndodhet edhe Sinagoga, e dyta ne Europe per nga madhesia,
Duke vazhduar permes Bulevardit Andrashi ku ndodhet dhe Opera e Budapestit do te arrijme tekSheshi i Heronjve. perreth te cilit ndodhen: Keshtjella e HunjaditBanjot termale Szechenyi,Kopshti ZoologjikMuzeu i Arteve dhe Muzeu i Artit Modern.
 Kjo pjese e guides me autobus do te perfundoje ne oren 14 30, pas se ciles mund te ktheheni ne hotel ose mund te vazhdoni me nje nga programet opsionale te meposhtme:
  • Vizite ne Muzeun e Arteve I cili do te jete I hapur nga ora 12 00 – 18 00. (Bileta e Hyrjes varion nga 8 – 10 Euro/person)
  • Pishinat termale te Szechenyi te cilat do te jene hapur nga ora 10 00 – 18 00. (Bileta e hyrjes varion nga 12 – 15 Euro/person. Ne kete rast sugjerohet te keni me vete kostumet e banjes). Kthimi ne hotel per personat qe do te bejne programet opsionale do te behet me metro..
Darka do te jete e organizuar ne Restorantin « Sir Lancelot », nje restorant ku ju do te harroni kohen ne te cilen jetojme dhe do te prekni Mesjeten. Racione gjigande ushqimi, mishi dhe vererat me te famshme hungareze ne atmosferen e shfaqjeve, luftes me shpata midis kaloresve, belly dancing etj. (Darka eshte opsionale, 20 euro/person)
Dita 4:
02 Janar: Mengjesi ne hotel, dhe pas mengjesit ne oren 09 00, pasi te keni dorezuar dhomat dhe sistemuar bagazhet, nisja per ne Vienne, udhetim i cili zgjat rreth 2 ore e 30 minuta. Pas mberritjes ne Vienne, do te fillojme viziten e qytetit te Vjenes duke filluar me rrugen Ringstrasse, nje rruge e njohur per ndertesat e mrekullueshme,ndertuar me ndihmen e Kaiserit Franz Josef mbas rrenimit te nje pjese te Pallatit mbreteror te Hofburgut.
Do vizitojme Operen,nje ndertese madheshtore si ajo e Budapestit, ndertuar ne 1861-1869. Historia e muzikes klasike te Vienes perfshihet ne kete ndertese, Burgringun, Muzeu i Arteve te Bukura dheMuzeu i Historise Natyrore dhe Sheshi Maria Tereza. Vazhdojme me Parlamentin e Austrise, nje ndertese madheshtore e stilit greko-romak, edhe Bashkine e Vienes, Neues Rathaus, Teatrin e Pallatit Mbreteror, dhe Kishen Votive.
Mund te vazhdojme me vizite ne Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaisserit ne Pallatin e Hofburgut (Hyrja 10 Eur/pers).
Me pas do te ndalojme ne qender te qytetit per te vizituar Katedralen e Shen Stefanit, Pallatin Hofburg (nga jashte), Kishen e Augusteve.
Darka e lire ne rrugen Kartner dhe me pas akomodim ne hotel.
Dita 5:
03 Janar: Mengjesi ne hotel dhe pas mengjesit do te fillojme me vizite ne pallatin Schoenbrunn, rezidenca verore e familjes mbreterore me kopshtet e mrekullueshme Franceze. (Bileta e hyrjes 12 euro/person).
Per tu vizituar brenda dhomat mbreterore te Franc Josef dhe Elisabeth, dhe Kopshtet e mrekullueshme te Pallatit.
Pas vizites ne Pallatin e Schoenbrunn do te vizitojme Pallatin e Belvederes, rezidenca verore e Princit Eugen of Savoy,
Pasdite e lire per pazar ne rrugen Mariahilfer ose vizite ne Muzeun e Arteve.
Dita 6:
04 Janar: Mengjesi ne hotel dhe nisja ne aeroportin e Vjenes per te marre fluturimin per ne Tirane.
Perfshihen
Ne pakete perfshihen:
  • 3 nete fjetje ne hotel 4* me mengjes ne Budapest (Hotel Novotel Congress)
  • 2 nete fjetje ne hotel 4* me mengjes ne Viene (Mercure Wien Europaplatz).
  • Darka festive e Vitit te Ri ne hotel ..kliko ketu..>>
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion.
  • Transferta me autobus komod Beograd - Budapest – Viene 
  • Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia
Ne pakete NUK perfshihen:
Drekat
Darka e 1 Janarit (20 euro)
Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »
SHENIM : Ky cmim eshte llogaritur per person te rritur qe ndan dhomen dyshe.Shtesa e pageses per person ne dhome teke eshte .... Eur

Viti i Ri 2015 ne Rome

30 Dhjetor - 03 Janar. 4 Nete/5 Dite.
Cmimi 539 499 Euro/person
Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, akomodim 4 nete ne hotel me 3 yje.
Ekskursion ne Tivoli (Vizite ne Vila d’Este dhe Vilen e Adrianit) 

Programi

Dita 1: 30 Dhjetor
Nisja me avion Tirane – Rome, Ora 12.15. Mberritja ne aeroportin e Romes ne 13.45, 
Para akomodimit ne hotel do te behet nje tour panoramic me autobus dhe guide I qytetit te Romes rreth 2 ore gjate te cilit do te behet nje prezantim I historise se qytetit duke pare objektet e tij me te rendesishme historike dhe kulturore.
Me tej do te vazhdojme turin: Roma e Lashte. 
Palatino: Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin e Romes, 
Forumin Romak ku senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ku ndodhen rrenojat e Tempujve te Perandoreve si Tempullin e Romulit, Trajanit, te Jul Qesarit, Augustit etj. Harkun e Kostandinit, te Septimus Severus, dhe te Titus. dhe Coloseo ku gladiatoret luftonin per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Akomodim ne hotel, dhe mbremje e lire.
Dita 2: 31 Dhjetor
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. Hyrja ne Muzeumin e Vatikanit eshte suplementare dhe mund te behet ne daten 2 Janar. Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, nga jashte, duke vazhduar Pantheonin dhe do te perfundoje ne Sheshin Navona ku do te lihet kohe e lire per dreke dhe per Pazar.
Kthim ne hotel pasdite dhe pergatitja per Darken e Vitit te Ri*.
Dita 3: 01 Janar
Pas mengjesit ne oren 11.00 do te vizitojme sheshet me te bukura te Romes. Sheshin e Popullit (Piaza dell Popolo) dhe duke kaluar pergjate Via del Babuino per te arritur tek Trinita Dei Monti dhe Sheshi I Spanjes, duke vazhduar pergjate Via del Corso duke perfunduar ne Fontana di Trevi. Ky tur me kembe do te behet I shoqeruar nga guida gjate te cilit do te shpjegohen objektet kryesore te permendura me lart. Kohe e lire per dreke dhe Pasdite e lire.
Kthimi ne hotel dhe mbremje e lire.
Dita 4: 02 Janar
Pas mengjesit do te bejme nje Ekskursion ne Tivoli nje qytet I lashte  rreth 25km nga Roma. I ndertuar ne mes te shekullit 118 dhe 138 para krishtit, ky qytet ishte vendbanimi I preferuar I perandorit Hadrian  i cili deshironte te bente te miren ne kufijte e ketij vendi. 
Vila Adriana (Bileta e hyrjes 8 euro) përfshin një shumëllojshmëri ndërtesash duke përfshirë pallate, banja Spa, teatro, tempuj, biblioteka, dhomat e shtetit dhe vendet e banimit për robërit dhe rojet.
Nje tjeter mrekulli arkitekturore per tu vizituar eshte Villa D’este. (Bileta e hyrjes 8 euro)
Ajo qe te mahnit me kete residence  e cila eshte kerkuar nga Kardinali Ippolito D’Este ne pamjen e nje vile te lashte Romake, jane kopshtet me shatervanet e mrekullueshme. Nje tjeter mrekulli jane edhe afresket qe dekorojne tavanet dhe muret e viles duke na dhene nje ide sesi ishte jeta gjate Rilindjes. Vila  eshte e ndertuar mbi nje shkemb dhe pamja qe ofrohet ne gjithe luginen eshte mahnitese. 
Kthimi ne Rome pasdite. Mbremje e lire.
Dita 5: 03 Janar
Nisja per ne aeroport. Kthimi ne 09.00.
Perfshihen
Ne pakete perfshihen:
  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
  • Mengjeset 
  • 4 nete akomodim ne hotel me 3* ne qender.
  • Ekskursion dite e plote ne Tivoli
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Guida sipas programit
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
Ne pakete nuk perfshihen:
Drekat dhe Darkat
Darka e vitit te Ri (70 Eur/person) KLIKO KETU..
Hyrjet ne muzeume
Biletat e hyrjes ne Villa Adriana dhe Villa d’Este (16 Euro/person)
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet” 
Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 96 Euro.

Krishtlindjdet ne Rome-Firence-Pisa 23-26 Dhjetor


23 – 26 Dhjetor 2014  3 nete / 4 dite 

Cmimi 449 euro/person
Nisja me avion Tirane – Rome, Ora 12.15
Mberritja ne aeroportin e Romes ne 13.45



Programi
Dita 1: 23 Dhjetor
Nga aeroporti do te behet transferta ne Hotel vetem per te marre dhiomat dhe per te lene bagazhet dhe do te vazhdojme me turin : Roma e Lashte
Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Vizita fillon me Colosseo (nga jashte), Teatri i Marcelos, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani, do te vazhdojme ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell'Patria dhe do te perfunsojme ne Via dell Corso. nje rruge e gjate me dyqane, restoranete ku mund te beni pazar, te shijoni kuzhinen italiane apo te shetisni ne rrugicat karakteristike te qytetit per nje darke ne restorantet perreth .
Dita 2: 24 Dhjetor
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, nga jashte, duke vazhduar Pantheonin dhe do te perfundoje ne Sheshin Navona ku do te lihet kohe e lire per dreke dhe per Pazar. Pas drekes do te vazhdojme me Pantheon, Via Del Corso, Trevi, Piazza Spanja, Piazza del Popolo etj. Vizite ne Tregun e Krishtlindjeve
Mbremje e lire
Dita 3: 25 Dhjetor
Pas mengjesit nisja per ne Firenze. Mberritja ne Firenze rreth ores 12.30.
Vizite e qytetit te Firenzes. Fillojme me Piaza del Duomo, ne te cilen ndodhet dhe Katedralja e famshme Santa Maria del Fiore, ndertimi I se ciles ka filluar ne vitin 1296.
Duke vazhduar rrugen pergjate Via dei Calzaiuoli do te arrijme ne Piazza della Signoria. Ketu ndodhet Palazzo della Signoria ose si quhet ndryshe Pallati I Vjtere(Palazzo Vechio), nje ndertese e mrekullueshme e shek. 13-te e cila sot eshte godina e Bashkise. Po ne kete shesh ndoshet edhe muzeu Ufizzi, nje nga me te rendesishmit jo vetem ne Itali  por edhe ne Bote.
Darka e lire ne restorantet tipike Fiorentine.
Akomodim ne Hotel
Dita 4: 26 Dhjetor
Pas mengjesit do te vazhojme viziten ne qytetin e Firenzes.
Do te vazhdojme drejt Ponte Vechio per te kaluar ne anen tjeter dhe per te perfunduar pikerisht ne Piazza Piti ku ndodhet dhe I famshmi Pallati Piti (Opsion per ta vizituar nga Brenda). Pas vizites se ketij sheshi do te mbaroje guida pikerisht ne Piazza di Santo Sprito etj.
Rreth ores 12.00 nisja per ne Pisa. 
Vizite ne Sheshin e Mrekullive (Piazza dei Miracoli). Vizite nga brenda ne Katedrale, Pagezimore dhe Kulla e Pizes
Nisja per ne aeroportine Pizes ne 16.00 per te marre fluturimin e kthimit ne Tirane (18.40 - 20.20)
Perfshihen
  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
  • 2 nete akomodim me mengjes ne hotel  ne qender Rome
  • 1 nete akomodim me mengjes ne hotel ne qender Firence 
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Transfertat me autobus komod Rome – Firence - Pisa
  • Guida sipas programit
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
Ne pakete nuk perfshihen:
Drekat dhe darkat 
Hyrjet ne muzeume 
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet” 
Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 65 Euro.