Thursday, 20 November 2014

Viti i Ri 2015 ne Rome

30 Dhjetor - 03 Janar. 4 Nete/5 Dite.
Cmimi 539 499 Euro/person
Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, akomodim 4 nete ne hotel me 3 yje.
Ekskursion ne Tivoli (Vizite ne Vila d’Este dhe Vilen e Adrianit) 

Programi

Dita 1: 30 Dhjetor
Nisja me avion Tirane – Rome, Ora 12.15. Mberritja ne aeroportin e Romes ne 13.45, 
Para akomodimit ne hotel do te behet nje tour panoramic me autobus dhe guide I qytetit te Romes rreth 2 ore gjate te cilit do te behet nje prezantim I historise se qytetit duke pare objektet e tij me te rendesishme historike dhe kulturore.
Me tej do te vazhdojme turin: Roma e Lashte. 
Palatino: Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin e Romes, 
Forumin Romak ku senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ku ndodhen rrenojat e Tempujve te Perandoreve si Tempullin e Romulit, Trajanit, te Jul Qesarit, Augustit etj. Harkun e Kostandinit, te Septimus Severus, dhe te Titus. dhe Coloseo ku gladiatoret luftonin per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Akomodim ne hotel, dhe mbremje e lire.
Dita 2: 31 Dhjetor
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. Hyrja ne Muzeumin e Vatikanit eshte suplementare dhe mund te behet ne daten 2 Janar. Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, nga jashte, duke vazhduar Pantheonin dhe do te perfundoje ne Sheshin Navona ku do te lihet kohe e lire per dreke dhe per Pazar.
Kthim ne hotel pasdite dhe pergatitja per Darken e Vitit te Ri*.
Dita 3: 01 Janar
Pas mengjesit ne oren 11.00 do te vizitojme sheshet me te bukura te Romes. Sheshin e Popullit (Piaza dell Popolo) dhe duke kaluar pergjate Via del Babuino per te arritur tek Trinita Dei Monti dhe Sheshi I Spanjes, duke vazhduar pergjate Via del Corso duke perfunduar ne Fontana di Trevi. Ky tur me kembe do te behet I shoqeruar nga guida gjate te cilit do te shpjegohen objektet kryesore te permendura me lart. Kohe e lire per dreke dhe Pasdite e lire.
Kthimi ne hotel dhe mbremje e lire.
Dita 4: 02 Janar
Pas mengjesit do te bejme nje Ekskursion ne Tivoli nje qytet I lashte  rreth 25km nga Roma. I ndertuar ne mes te shekullit 118 dhe 138 para krishtit, ky qytet ishte vendbanimi I preferuar I perandorit Hadrian  i cili deshironte te bente te miren ne kufijte e ketij vendi. 
Vila Adriana (Bileta e hyrjes 8 euro) përfshin një shumëllojshmëri ndërtesash duke përfshirë pallate, banja Spa, teatro, tempuj, biblioteka, dhomat e shtetit dhe vendet e banimit për robërit dhe rojet.
Nje tjeter mrekulli arkitekturore per tu vizituar eshte Villa D’este. (Bileta e hyrjes 8 euro)
Ajo qe te mahnit me kete residence  e cila eshte kerkuar nga Kardinali Ippolito D’Este ne pamjen e nje vile te lashte Romake, jane kopshtet me shatervanet e mrekullueshme. Nje tjeter mrekulli jane edhe afresket qe dekorojne tavanet dhe muret e viles duke na dhene nje ide sesi ishte jeta gjate Rilindjes. Vila  eshte e ndertuar mbi nje shkemb dhe pamja qe ofrohet ne gjithe luginen eshte mahnitese. 
Kthimi ne Rome pasdite. Mbremje e lire.
Dita 5: 03 Janar
Nisja per ne aeroport. Kthimi ne 09.00.
Perfshihen
Ne pakete perfshihen:
  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
  • Mengjeset 
  • 4 nete akomodim ne hotel me 3* ne qender.
  • Ekskursion dite e plote ne Tivoli
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Guida sipas programit
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
Ne pakete nuk perfshihen:
Drekat dhe Darkat
Darka e vitit te Ri (70 Eur/person) KLIKO KETU..
Hyrjet ne muzeume
Biletat e hyrjes ne Villa Adriana dhe Villa d’Este (16 Euro/person)
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet” 
Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 96 Euro.

No comments:

Post a Comment