30 Dhjetor - 04 Janar, 3 Nete Budapest + 2 Nete Vjene.
Cmimi: 729 Euro 699 Euro/person
Fluturim me avion +3 nete ne Novotel Congres Budapest 4* + Darka e Vitit te Ri ne hotel+ 2 Nete ne Viene + Eskursione.
Programi
Dita 1:
30 Dhjetor : Nisja nga Tirana ne 15:25. Mberritja ne Beograd. Transferta direkt ne Budapest. Mberritja ne Budapest. Akomodimi ne hotel
Dita 2:
31 Dhjetor: Pas mengjesit ne oren 09 00 nisja per nje tur te shkurter ne Budapest gjate te cilit do te vizitojme Lagjen “Kala” e cila eshte nje nga lagjet me te vjetra te Budapestit ku do te fillohet me nje vizite nga jashte ne kompleksin e Pallatit mbreteror, dhe me pas do te vazhodohet me nje vizite ne Kishen e Matiasit, nje kishe vertet interesante nga pikpamja e ndertimit, dekorimit dhe historike. (Hyrja me pagese rreth 3 Euro per person) dhe Bastioni e Peshkatareve nje monument shume i bukur nga ku mund te admironi nje pamje te mrekullueshme te pjeses se Pestit. Kohe lire per te bere nje shetitje ne rrugicat karakteristike te kesaj lagjeje ku do te gjeni dyqane suveniresh, verërash dhe bare e lokale per tu ç’lodhur dhe për te shijuar ëmbëlsirat tradicionale Hungareze.
Kjo pjese e guides do te zgjase deri ne oren 11 00.
Do te vazhdojme per tek Ishulli i Margarites, nje park madheshtor ne mes te Lumit Danub ku do te shijoni qetesine dhe bukurine e ketij ishulli dhe do te vizitoni rrenojat e Manastirit dhe Varrin e Shen Margarites.
Kthimi ne hotel pasdite dhe pergatitjet per darken e Vitit te Ri e cila do te zhvillohet ne hotel. Nje darke elegante e stilit buffe dhe me pas muzike dhe kercim deri ne oret e para te mengjesit.
Dita 3:
01 Janar: Pas mengjesit ne hotel ne oren 10 30 nisja per te vazhduar ekskursionin ne pjesen tjeter te qytetit te Budapestit me autobus.
Do te fillojme turin me vizite ne Basiliken e Shen Stefanit, nje tjeter kryeveper e stilit barok dhe neobarok e cila do tu mrekulloje me dekorimin e saj te brendshem. Ne kete Basilike mund te shihni dhe doren e djathte te balcamosur te Shen Stefanit, i cili eshte nje nga figurat me te rendesishme te Hungarise.
Do te vazhdojme me nje shetitje me kembe ne lagjen e cifuteve, ku ndodhet edhe Sinagoga, e dyta ne Europe per nga madhesia,
Duke vazhduar permes Bulevardit Andrashi ku ndodhet dhe Opera e Budapestit do te arrijme tekSheshi i Heronjve. perreth te cilit ndodhen: Keshtjella e Hunjadit, Banjot termale Szechenyi,Kopshti Zoologjik, Muzeu i Arteve dhe Muzeu i Artit Modern.
Kjo pjese e guides me autobus do te perfundoje ne oren 14 30, pas se ciles mund te ktheheni ne hotel ose mund te vazhdoni me nje nga programet opsionale te meposhtme:
- Vizite ne Muzeun e Arteve I cili do te jete I hapur nga ora 12 00 – 18 00. (Bileta e Hyrjes varion nga 8 – 10 Euro/person)
- Pishinat termale te Szechenyi te cilat do te jene hapur nga ora 10 00 – 18 00. (Bileta e hyrjes varion nga 12 – 15 Euro/person. Ne kete rast sugjerohet te keni me vete kostumet e banjes). Kthimi ne hotel per personat qe do te bejne programet opsionale do te behet me metro..
Darka do te jete e organizuar ne Restorantin « Sir Lancelot », nje restorant ku ju do te harroni kohen ne te cilen jetojme dhe do te prekni Mesjeten. Racione gjigande ushqimi, mishi dhe vererat me te famshme hungareze ne atmosferen e shfaqjeve, luftes me shpata midis kaloresve, belly dancing etj. (Darka eshte opsionale, 20 euro/person)
Dita 4:
02 Janar: Mengjesi ne hotel, dhe pas mengjesit ne oren 09 00, pasi te keni dorezuar dhomat dhe sistemuar bagazhet, nisja per ne Vienne, udhetim i cili zgjat rreth 2 ore e 30 minuta. Pas mberritjes ne Vienne, do te fillojme viziten e qytetit te Vjenes duke filluar me rrugen Ringstrasse, nje rruge e njohur per ndertesat e mrekullueshme,ndertuar me ndihmen e Kaiserit Franz Josef mbas rrenimit te nje pjese te Pallatit mbreteror te Hofburgut.
Do vizitojme Operen,nje ndertese madheshtore si ajo e Budapestit, ndertuar ne 1861-1869. Historia e muzikes klasike te Vienes perfshihet ne kete ndertese, Burgringun, Muzeu i Arteve te Bukura dheMuzeu i Historise Natyrore dhe Sheshi Maria Tereza. Vazhdojme me Parlamentin e Austrise, nje ndertese madheshtore e stilit greko-romak, edhe Bashkine e Vienes, Neues Rathaus, Teatrin e Pallatit Mbreteror, dhe Kishen Votive.
Mund te vazhdojme me vizite ne Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaisserit ne Pallatin e Hofburgut (Hyrja 10 Eur/pers).
Me pas do te ndalojme ne qender te qytetit per te vizituar Katedralen e Shen Stefanit, Pallatin Hofburg (nga jashte), Kishen e Augusteve.
Darka e lire ne rrugen Kartner dhe me pas akomodim ne hotel.
Dita 5:
03 Janar: Mengjesi ne hotel dhe pas mengjesit do te fillojme me vizite ne pallatin Schoenbrunn, rezidenca verore e familjes mbreterore me kopshtet e mrekullueshme Franceze. (Bileta e hyrjes 12 euro/person).
Per tu vizituar brenda dhomat mbreterore te Franc Josef dhe Elisabeth, dhe Kopshtet e mrekullueshme te Pallatit.
Pas vizites ne Pallatin e Schoenbrunn do te vizitojme Pallatin e Belvederes, rezidenca verore e Princit Eugen of Savoy,
Pasdite e lire per pazar ne rrugen Mariahilfer ose vizite ne Muzeun e Arteve.
Dita 6:
04 Janar: Mengjesi ne hotel dhe nisja ne aeroportin e Vjenes per te marre fluturimin per ne Tirane.
Perfshihen
Ne pakete perfshihen:
- 3 nete fjetje ne hotel 4* me mengjes ne Budapest (Hotel Novotel Congress)
- 2 nete fjetje ne hotel 4* me mengjes ne Viene (Mercure Wien Europaplatz).
- Darka festive e Vitit te Ri ne hotel ..kliko ketu..>>
- Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion.
- Transferta me autobus komod Beograd - Budapest – Viene
- Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
- Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
- Shoqerues dhe asistenca nga agjensia
Ne pakete NUK perfshihen:
Drekat
Darka e 1 Janarit (20 euro)
Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »
SHENIM : Ky cmim eshte llogaritur per person te rritur qe ndan dhomen dyshe.Shtesa e pageses per person ne dhome teke eshte .... Eur
Darka e 1 Janarit (20 euro)
Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »
SHENIM : Ky cmim eshte llogaritur per person te rritur qe ndan dhomen dyshe.Shtesa e pageses per person ne dhome teke eshte .... Eur
No comments:
Post a Comment