Datat 14 - 17 Shkurt 2014.
3 Nete/ 4 Dite.
CMIMI 499 Euro/person
Fluturim me Avion Tirane-Milano-Tirane.
Programi:
Dita 1: TIRANE - MILANO - SAN REMO
Nisja me avion Tirane - Milano ne oren 15.00. Mberritja ne Milano ne 16.50. Transferte me autobuz ne qytetin e bukur te San Remos. Distanca 290km. Koha 3 ore, mberritja ne San Remo 20.30.
Darka e lire, shetitje ne rrugen kryesore te San Remos, via Matteoti .
Fjetja ne San Remo.
Dita 2: SAN REMO - MENTON - NICE
08.30 Pas Mengjesit Vizite e qytetit te San Remos. San Remo eshte Vendi I festivalit me te rendesishem Italian. Nje nder qendrat e destinacioneve te turizmit. Eshte I famshem per Cazinone e tij, si dhe per festivalin e shume njohur Italian “Sanremo”. Te vizitosh Sanremon ne nje dite te vetme, eshte jete nje experience e denje e nje udhetimi mbreselenes.
Vizite e qytetit te vjeter te San Remo (La Pigna), duke filluar nga Porta e Shen Stefanit, Piazza dei Dolori, Kisha me e bukur e San Remos, " Madonna della Costa", Katedralja e San Siro, Bulvardi Matteotti.
11.00 Nisja per MENTON. Menton eshte nje nga qutetet me te bukur te Rivires Franceze, me shtepite karakteristike te mbivendosura mbi njer-tjetren plot ngjyra te ndezura. I famshem ne te gjithe Europen per prodhimin e limonave, dhe per festen e pervitshme qe i dedikohet ketij agrumi. per tu vizituar qyteti i vjeter, Sheshi i Erezave, Basilika Saint Michel, etj.
Dreka ne Menton.
15.00 Vizite ne Parfumerine e famshme Fragonard, ne fshatin mesjetar EZE.
17.00 mberritja ne Nice.
Tour panoramik me autobuz Nice by Night, Shetitorja e Anglezeve, vizite brenda ne Hotelin e Famshem Negresco. Darka ne nej nga restorantet ne Rrugen Massena apo ne rrugen Seleya.
Akomodimi ne hotel ne Nice.
Dita 3: NICE - MONACO - NICE
08.30 Pas Mengjesit Vizite e Plote e qytetit te Nices ku perfshihet vizite e qytetit te Vjeter, Keshtjella e Qytetit te Vjeter, duke kaluar ne rrugicat karakteristike dhe elegante te qytetit, kalojme tek tregu i Luleve,
11.00 Vazhdojme udhetimin per ne Monaco. Vizite e qytetit te vjeter duke kaluar permes rrugicave mesjetare, qe te cojne ne sheshin Saint Nicolas, ku ndodhen Pallati i Drejtesise, Katedralja. dhe Pallati i Princit, nje ndertese e mrekullueshte e shek 18-te. Vazhdojme viziten ne Monte - Carlo, shume i njohur per Kazinone e Famshme ndertuar nga arkitekti Garnier ne 1863.
15.00 Vizite ne Kazino, ne sheshin Cercle D'Or ku dyqanet e Bizhuterive me te famshem ne Bote, Kopshtet e Kazinose dhe Tarracat, etj.
Hyrja ne casino eshte e lire, veshja normale.
17.00 Nisja per NIce.
Darka e lire ose e organizuar sipas deshires.
Akomodimi ne Hotel ne Nice.
Dita 4: NICE - MILANO - TIRANE
Pas Mengjesit nisja per ne aeroportin e Genovas per te marre fluturimin e kthimit ne Tirane. Fluturimi ne 12.20
Fundi i udhetimit.
Ne pakete perfshihen:
- Fluturimi me avion Tirane - Milano - Tirane.
- Akomodimi ne Hotel 1 Nate me mengjes ne San Remo.
- Akomodimi ne Hotel 2 Nete me mengjes ne Nice.
- Transporti me autobuz dhe guida sipas programit.
- Asistenca dhe shoqerimi i agjensise gjate gjjithe udhetimit.
- Siguracioni shendetesor ne udhetim.
P.s. Emrat e Hoteleve jepen ne Agjensi.
No comments:
Post a Comment