2 Nete / 3 Dite.
Cmimi 299 Euro.
Fluturim me Avion Tirane - Rome -Tirane,
Vizite me guide e qytetit dhe monumenteve.
Programi
Nisja per ne Rome 11.40. Mberritja ne Rome ne 13.00.
Para akomodimit ne hotel do te behet nje tour panoramic me autobus dhe guide I qytetit te Romes rreth 3 ore gjate te cilit do te behet nje prezantim I historise se qytetit duke pare objektet e tij me te rendesishme historike dhe kulturore.
Roma e Lashte. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Ndalese ne Piazza Campidolio, Colosseo (nga jashte).
Akomodim ne Hotel. Mbremje e lire
Dita 2:
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. Hyrja ne Muzeumin e Vatikanit eshte suplementare dhe do te diskutohet ne vend.
Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, nga brenda ose jashte, sipas deshires duke vazhduar me Sheshin Navona ku do te behet dhe pushimi i drekes.
Pas drekes do te vazhdojme vizite ne Pantheon, dhe me pas kohe elire ne Via del Corso per Pazar.
Dita 3:
Pas mengjesit Opsionale Vizite ne Muzete e Vatikanit**
Ne dreke Vizite ne Qender tregtare per te perfituar ende nga Uljet e sezonit dimeror.
Nisja per ne aeroport ne 19.30.
** Vizita ne Muzete e Vatikanit eshte mire te planifikiohet paraprakisht nga ana juaj perpara udhetimit, ne agjensi per te bere rezervimin ne internet.
Nese rezervimi behet paraprakisht (min 3 dite perpara dates se vizites) Bileta kushton 20 euro / person dhe perfshin eleminimin e rradhes.
Nese e blini bileten ne kase diten e vizites kushton 16 euro/person, por nuk eleminon rradhen e mundshme.
Ne pakete perfshihen:
- Fluturimi me avion vajtje-ardhje
- 2 nete akomodim me mengjes ne hotel ne qender Rome
- Transfertat aeroport / hotel / aeroport
- Transfertat me autobus komod Rome
- Guida sipas programit
- Shoqerues dhe asistence nga agjensia
- Drekat dhe darkat
- Hyrjet ne muzeume
- Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
- Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 55 Euro.
No comments:
Post a Comment