Vizite e qyteteve te Romes dhe Firences , mundesi per shopping ne sezonin e uljeve
14 – 17 Shkurt.
Cmimi 390 euro/person
Dita 1: 14 Shkurt
Nisja me avion Tirane – Rome, Ora 11.40
Mberritja ne aeroportin e Romes ne 13.00,
Para akomodimit ne hotel do te behet nje tour panoramic me autobus dhe guide I qytetit te Romes rreth 3 ore gjate te cilit do te behet nje prezantim I historise se qytetit duke pare objektet e tij me te rendesishme historike dhe kulturore.
Roma e Lashte. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Akomodim ne hotel, darka ne hotel dhe mbremje e lire
Dita 2: 15 Shkurt
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. Hyrja ne Muzeumin e Vatikanit eshte suplementare dhe mund te behet ne daten 2 Janar. Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, nga jashte, duke vazhduar Pantheonin dhe do te perfundoje ne Sheshin Navona ku do te lihet kohe e lire per dreke dhe per Pazar. Pas drekes do te vazhdojme me Pantheon, Via Del Corso, Trevi, Piazza Spanja.
Mbremje e lire
Dita 3: 16 Shkurt
Pas mengjesit nisja per ne Firenze. Mberritja ne Firenze rreth ores 12.30.
Vizite e qytetit te Firenzes. Fillojme me Piaza del Duomo, ne te cilen ndodhet dhe Katedralja e famshme Santa Maria del Fiore, ndertimi I se ciles ka filluar ne vitin 1296.
Duke vazhduar rrugen pergjate Via dei Calzaiuoli do te arrijme ne Piazza della Signoria. Ketu ndodhet Palazzo della Signoria ose si quhet ndryshe Pallati I Vjtere(Palazzo Vechio), nje ndertese e mrekullueshme e shek. 13-te e cila sot eshte godina e Bashkise. Po ne kete shesh ndoshet edhe muzeu Ufizzi, nje nga me te rendesishmit jo vetem ne Itali por edhe ne Bote.
Darka e lire ne restorantet tipike Fiorentine.
Kthim e hotel.
Dita 4: 17 Shkurt
Pas mengjesit do te vazhojme viziten ne qytetin e Firenzes.
Do te vazhdojme drejt Ponte Vechio per te kaluar ne anen tjeter dhe per te perfunduar pikerisht ne Piazza Piti ku ndodhet dhe I famshmi Pallati Piti (Opsion per ta vizituar nga Brenda). Pas vizites se ketij sheshi do te mbaroje guida pikerisht ne Piazza di Santo Sprito ku do te bejme dhe pushim per dreke apo kafe.
Rreth ores 15.30 nisja per ne aeroportin e Romes.
- Fluturimi me avion vajtje-ardhje
- 2 nete akomodim me mengjes ne hotel ne qender Rome
- 1 nete akomodim me mengjes ne hotel ne qender Firence
- Transfertat aeroport / hotel / aeroport
- Transfertat me autobus komod Rome - Firence
- Guida sipas programit
- Shoqerues dhe asistence nga agjensia
- Drekat dhe darkat
- Hyrjet ne muzeume
Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 65 Euro.
No comments:
Post a Comment