Tuesday, 28 October 2014
Milano-Sirmione-Verona 14-16 Nentor 349 Eur
349 Euro, Nje fundjave ne Milano-Sirmione-Verona, udhetim me avion, ekskursionet me autobuz.
Nje fundjave ne veriun e Italise 349 Euro.
Milano-Sirmione(Lago di Garda)-Verona-Bergamo.
Nisja: Tirane 14 Nentor 07.00.
Dita e pare. 14 Nentor. MILANO
Nisja me avion nga Tirana ne 07.00. Mberritja ne milano 08.25. Transferte me autobuz ne qender te Milanos.
Vizite e plote e qytetit te Milanos: Sheshi Duomo, Katedralja e Milanos. Ndertimi I Katedrales se Milanos fillon ne 1386 ne zonen ku jane bazilikat antike te Santa Tecla dhe Santa Maria Maggiore. Eshte Kompleksi I nderteses me te madhe gotike e Italise, e ndertuar me mermer te bardhe nga guroret e Candoglia ne luginen e Ossola.
Me tej guida do te vazhdoj me teatrin la Scala. I njohur si “Shtepia e Operes” La Scala eshte nje nder teatrot me te famshem ne bote. Ai u ndertua nga Perandoresha Maria Tereza e Austrise, pasi nje zjarr shkaterroj teatrin e vjeter “Regio Ducale” te Milanos. Punet per ndertimin ju besuan arkitektit Giuseppe Piermarini I cili u frymezua nga teatri I pallatit mbreteror dhe projektoj nje nder ndertesat neoklasike me me sukses ne zonen e Lombardise.
Kohe e lire per Dreke.
Pas dreke do te vizitojme: Keshtjellen Sforzesco. Castello Sforzesco
Eshte nje nga simbolet kryesore te Milanos dhe hisorise se saj. Ajo eshte ndertuar ne shek 15 nga Francesco Sforza,( I cili kishte pak kohe qe ishte Duka I Milanos.) ne rrenojat e nje ndertese te meparshme qe datonte nga shek 14 e njohur si Castrum Porte Jovis. Gjate shekujve ka pesuar ndryshime te dukshme. Midis shekujve 500 dhe 600 ishte nje nder pallatet me te medha ushtarake ne Europe.
Ne darke kthim ne hotel.
Dita e dyte. 15 Nentor. VERONA
Pas mengjesit, Nisja ne drejtim te Verones. Gjate rruges do te ndalojme ne Liqenin e gardes, dhe pikerisht ne qytetin mesjetar te saj Sirmione.
Pozicionohet ne anen e Lombardise, ne liqenin te Gardes. Njihet ndryshe si “Perla e Liqenit te Gardes” per bukurine e peisazhit perreth, harmonine e shtepive, rrugeve dhe shesheve. Sirmione eshte ndertuar ne nje vije te gjate dhe te ngushte, dhene rruge tokesore lidhet me Brescia-n dhe Veronen.
Sirmione ofron pamje te mrekullueshme te kopshteve te bukura qe te lidhin me rrugen qe te con ne fshatin e vjeter, ne keshtjelle, ne shpellen e Catullo, bregdetin lindor Verones dhe bregdetin perendimor Brescias.
Pas kesaj vizite do te nisemi per ne Verona. Mberritja ne Verona. Kohe e lire per dreke ne nje nga restorantet prane Arenes. Pas drekes vizite e plote e qytetit. Duke ecur ne rrugen pedonale Mazzini, do te arrijme ne sheshin mesjetar Erbe, aty ku qe, tregetaret shisnin ereza te ndryshme. Ky shesh ka ekzistuar gjithmone qe ne kohen e Romes si qendra poltike dhe ekonomike e qytetit. Do te shikojme kullen Lamberti, momunetin e Dantes, varet e familjes Skalieri, pallatin Maffei, shtepine e tregtareve (Casa dei Mercanti) dhe per tu mos harruar shtepia, Muzeu i Romes dhe Julietes.
Darka dhe fjetja ne Verona.
Dita e trete. 16 Nentor. BERGAMO-SHOPING
Pas mengjesit do te leme Veronen dhe do te nisemi ne drejtim te Bergamos. Aty do te vizitojme qytetin e siperm (cita alta) ose qytetin ne koder mesjetar, sheshin Duomo. kohe e lire per kafe, dhe me pas nisja per Shoping, ne nje nga Qendrat Tregtare me te medha te Bergamos, Kohe e lire per shoping deri ne 16.30. TRansferte per ne aeroportin e Bergamos per te marree fluturimin e ores 19.00.
Posted by Bledar Shapllo at 10/28/2014 03:24:00 pm
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment