Napoli - Pompei - Sorrento - Amalfi - Positano, Nga 449 euro
TUR NE RIVIEREN AMALFITANA
30 Tetor - 2 Nentor. 3 Nete/4 Dite
Fluturim me avion Tirane-Rome-Tirane
Ekskursionet me autobuz. CMIMI nga 449 euro.
Dita 1: Tirane - Rome - Sorrento- Vizite ne Pompei - Tur ne Sorrento
Nisja me avion nga Tirana. Mberritje ne Rome ne 07.15. Nje udhetim I shkurter nga Roma drejt jugut te Italise. Ndalesa e pare eshte vizita e Pompei-t e cila eshte nje trashegimi kulturore e mbrojtur nga Unesco. E varrosur nen 4-6m nen hirin dhe mbetjet e shperthimit te Malit Vesuvio ne 79 pas Krishtit. Udhetimi do te vazhdoje drejt Sorrentos, e cila eshte perla e bregdetit te Amalfit me pamje nga gjiri I Napolit. Ne Sorrento do te ndalemi per nje shetitje me kembe rreth qendres si dhe ne nje ambient ku do te provohet dhe shihet se si prodhohet ky liker tipik Limoncelo.
Dita 2: Udhetim me anije ne Ishullin e Caprit
Nje menyre e persosur per te filluar diten me nje udhetim me varke ne Capri, rreth ishullit per tu magjepsur nga vija e bukur bregdetare. Pas kesaj ju do te keni kohe te lire per te eksploruar ishullin, te relaksoheni ne plazh, te vizitoni AnaCapri-n, apo te merrni rrugen deri ne maje te malit Solaro per te admiruar nje pamje te mrekullueshme, ku do ta shihni ishullin ne 360grade. Me pas do te nisemi drejt te famshmes “Shpella e blu per te admiruar ngjyrat e kristalta nga te cilat kjo shpelle ka marre dhe emrin.
Dita 3: Tur ditor ne Amalfi dhe Positano
Do te vazhdojme me turin ditor gjate bregdetit te Amalfi dhe mrekullive te tij. Gjate udhetimit do te kalojme ne ishullin Galli, Praiano dhe ne shpellen e Smeralde. Do te ndalemi ne Amalfi dhe Positano aq sa na duhet per te zbuluar dy qytetet dhe ujevaren e shtepive plot ngjyra, relaks ne plazh, si dhe do te ndalemi per te drekuar ne nje nga lokalet me ushqime tipike vendase.
Dita 4: Nisja nga Sorrento ne Rome, Turi ne Napoli - Rome - Tirane
Nuk mund te kalohet Jugu I Italise pa ndaluar ne Napoli. Shtepia e traditave dhe pices Italiane. Do te ndalemi ne nje nga zonat me te njohura te Napolit per dyqanet dhe monumentet. Guida do tju orientoje per nje shetitje dhe do te vizitohen: Teatri San Carlo, sheshi Plebiscito, Galeria Umberto, dhe shume te tjera.
Ne dreke transferte per ne Rome. Fluturimi per ne Tirane ne darke.
Ne program perfshihet:
Transporti vajtje ardhje nga Roma me avion
Grupe te vogla
Bileta hyrese ne trashegimine e Pompei-t
3 Mengjese continentale
3 Nete fjetje ne hotele 2-3 yje
Tur orientimi ne Sorrento
Prove dhe shijim I Limoncelo dhe cokollate
Shetitje me anije ne ishullin e Caprit
Dite e plote ne bregdetin e Amalfit me ndalese ne Amalfi dhe Positano.
4 Ore ndalese ne Napoli.
Guide orientimi ne Napoli
Informacione dhe orientim ne cdo destinacion.
No comments:
Post a Comment