Tuesday, 28 October 2014

Udhetim ne Rome 7-10 Nentor 299 Eur/Person

images
Nje udhetim ne Rome.
07 Nentor – 10 Nentor, 2014
3 Nete/4 Dite . 
Cmimi : 325 299 Euro/person.

Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, akomodim 3 nete ne hotel me 3 yje ne qender.




Colosseo

Piazza Navona

Trinita dei Monti

Piazza San Pietro, Vatikan
Dita 1: E Premte 7 Nentor
Nisja nga Tirana ne oren 16.30. Mberritja ne Rome ne oren 17 45. Transferta me autobus nga aeroporti ne hotel. Pasdite shetitje me kembe ne qender te qytetit.
Mbremje e lire
Dita 2: E Shtune 8 Nentor
Pas mengjesit do te fillojme turin: Roma e Lashte.
Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Vizita fillon me Colosseo (nga jashte), Teatri i Marcelos, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani, do te vazhdojme ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell'Patria dhe do te perfunsojme ne Via dell Corso. nje rruge e gjate me dyqane, restoranete ku mund te beni pazar, te shijoni kuzhinen italiane apo te shetisni ne rrugicat karakteristike te qytetit per te perfunduar ne Piazza del Popolo .
Kthim ne hotel ne mbremje.
Dita 3: E Diele 9 Nentor
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit.
Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do te behet dhe pushimi i drekes.
Pas dreke vazhdojme me vizite ne Pantheon, nje nga objektet me madheshtore jo vetem te romes port e gjithe Europes, Fontana di Trevi, Piazza Spagna, Trinita dei Monti etj.
Pasdite e lire, kthim ne hotel ne mbremje.
Dita 4: E Hene 10 Nentor
Pas mengjesit nisja per ne aeroportin e Romes per te marre fluturimin per ne Tirane ne oren 10.00
Ne pakete perfshihen:
  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
  • 3 nete akomodim me mengjes ne hotel
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Guida sipas programit
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
Ne pakete nuk perfshihen:
  • Drekat dhe darkat
  • Hyrjet ne muzeume
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
  • Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 65 Euro.
.



Pozicion i Hotelit ne Rome. Kliko per nje harte me te madhe ROMA











No comments:

Post a Comment