Saturday, 26 October 2013

Viti i Ri ne Paris 2014


Viti i Ri ne Paris 2014.
29 Dhjetor-3 Janar, 5 Nete/6 Dite. 
CMIMI 730 Euro
5 Dite te plota ne Paris.
Fluturim me Avion + 5 Nete akomodim hotel ne qender te Parisit (Bercy) Hotel 3*+ Ekskursione + Anije ne Sene+Museu I Luvrit + Kulla Eifel
Programi i detajuar
Nisja me aviona nga Tirana Ora: 16.00 dhe mberritje ne Paris ne 20.00
Nisja nga Paris Ora: 07.00 dhe mberritje ne Tirane ne 16.00

29 Dhjetor, Dita 1:
Nisja nga Tirana dhe mberritja ne Paris ne oren 20.00 (me avion) Transferte per ne hotel. Akomodimi ne hotel. Mbremje per darkae lire.

30 Dhjetor, Dita 2:

Ora 09.00 Ekskursioni “Parisi gjate dites dhe vizite e objekteve me te njohur” me autobus dhe guide ne shqip ku do te vizitohen: Katedralen Notre Dame, Sheshi La Concorde, Muzeun e Luvrit (nga jashte), Bulevardi Champs Elysees, Kullen Eifel, Trocadero, Harkun e Triumfit, Muzeumi I Veteraneve te luftes. Ne kete tour autobozi ndalon 30 – 45 min ne cdo object per ta vizituar nga jashte dhe per te bere fotografi. Gjithashtu guida shpjegon historikun e cdo objekti fakte interesante dhe vlerat e tyre. Ky tour fillon ne oren 09.30 dhe mbaron 13.30 ne dreke. Gjate ketij ekskursioni nuk mjafton koha per te hypur ne kullen Eifel. (Diskutohet me drejtuesin e grupit per nje moment tjeter). Mbas mbarimit te ekskursionit autobuzi na ndalon ne Lagjen Latine per te ngrene dreken ku ka restorante te te gjitha llojeve dhe fastfoode me cmime te ndryshme.
Ora 16.30 Mbas drekes guida vazhdon me shetitjen me anije ne Lumin e Senes. Ky udhetim zgjat rreth 1 ore, ku do te shikoni te gjitha objektet historike qe shtrihen pergjate senes dhe do te degjoni nga guida detajet historike per urat pergjate lumit. (Bileta e perfshire ne cmim).
Ora. 19.00 Vajtje me autobuz tek Kulla Eifel. Hypja ne kulle (bileta nuk eshte e perfshire 13 Rur).Eshte momenti me I bukur kur bie muzgu per te vizitur kete kulle. Sado qe shume prej jush mund ta kene vizituar kete kulle ajo eshte gjithmone si nje spektakel modern, efekte dritash te kombinuara me nje muzike moderne.
Gjate kesaj kohe ne se dikush nuk deshiron te ngjitet ne Kullen Eifel, mund te vizitoje tregun e Krishtlindjeve prane Trokaderos ku mund te pihet nje gote vere  e nxehte si dhe mund te argetoheni te fusha e patinazhit ne akull.
21.00 Kthim ne Hotel me autobuz.
31 Dhjetor, Dita 3:

Ora 09.00- Transgerte me autobuz drejt Muzeut te Louvrit. Vizite e Muzeut nga Brenda. Do te keni mundesine per te vizituar nje nga kryeveprat e Leonardo Da Vincit: Mona Lisa.
Ne dreke nisja me autobuz per ne lagjen moderne La Defence. Aty do te shikohet Grand Hark, dhe do te jete momenti me i mire per te bere shopping ne qendren tregetare "Quatre Temps". Ne qender te sheshit ne La defence eshte tregu I Krishtlindjeve, ku spikaten kjoskat e bardha te zbukuruara me drita dhe dreri I Noelit qe duket sikur vallezon ne kete feste te bukur.

Ora 18.00 kthimi ne hotel per tu pergatitur per darken e Vitit te Ri.
Mund te zgjidhni te kaloni darken e Vitit te Ri ne nje nga restorantet qe ju ofrohen ne linkun me poshte: ....opsionet e restoranteve do ti nxjerrim se shpejti....
Transferta nga hoteli ne restorantin per darken e Vitit te ri do te behet me autobuz.


01 Janar, Dita 4:
Mengjesi ne hotel. 12.00 vajtje ne Kodren Montmartre ( Mali I Martireve), pika me e larte e Parisit 130 m mbi nivelin e detit, ku do te vizitohet dhe Basilika Sacré Cœur, nje basilike Romano Bizantine kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit ndertuar pas shkaterrimeve te 1870 prej pushtimit te Parisit prej Prusianeve dhe luftes civile qe pergjaku kryeqytetin.Cdo banor I Parisit ka financuar per ndertimin e kesaj Basilike I cili filloi ne 1873. Po ketu, disa rrugica me larg nga Basilika, do te vizitoni Sheshin e Artisteve ( Place du Tertre ) I cili eshte nje kujtim I kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit 20 ku pervec shume piktoreve te varfer ka jetuar dhe Pablo Picaso.
Kohe e lire per dreke. Pas drekes ora 17.00 nisja ne drejtim te lagjes Latine. 
Ora 18.00 kthimi ne Hotel me autobuz.

02 Janar, Dita 5:
09.00 Mbas mengjesit Vizite ne lagjen Opera. Gjate ketij turi do te vizitohet nga brenda Opera e Parisit "Garnier".
Pas Operas do te vizitohen 2 lagje te parisit me kembe. Turi me kembe: Lagjia Les Halles dhe Le Marais.
Respketivisht lagjia ku qe me mesjete ka qene tregu dhe Lagjia e Cifuteve. Do te shikoni nga afer dyqanet e embelsirave (dhe mund ti provoni) te cifuteve ne rrugen mesjetare Rue Des Rosiers. Ne kete tur do te njiheni me rrugicat dhe shtepite mesjetare, ndersa ne Les halles do te shikojme qendren kulturore Centre Pompidou, e cila sipas disave, ngjan me nje xhakete te kthyer mbrapsht.
Pasdite e lire ne San Michael, per shopping, kafe, shetitje ose vizite ne Pantheon. Mund te beni programe te tjera opsionale te sugjeruar dhe shoqeruar nga guida.
Kthim ne hotel ne Mbremje.
03 Janar, Dita 6:
Pas mengjesit nisja per ne aeroport per te marre fluturimin e kthimit ne Tirane

Ne pakete perfshihen:
  • 5 nete fjetje me mengjes: (Hotel IBIS Style Bercy 3* Superior)
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me Avion
  • Levizjet me autobus komod ne ekskursionet sipas programit me guide ne shqip
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shetitje me anije ne Sene
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia
Ne pakete NUK perfshihen:
  • Drekat dhe darkat
  • Darka e Vitit te Ri
  • Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume.
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »
 SHENIM : Ky cmim eshte llogaritur per person te rritur qe ndan dhomen dyshe.
  • Shtesa e pageses per person ne dhome teke eshte 200 euro.

    Madrid -Toledo 27 Nentor 2013



    Festat e Nentorit ne: (Ky Tur nuk eshte i vlefshem)

    MADRID - TOLEDO - EL ESCORIAL
    27 Nentor - 1 Dhjetor, 4 Nete/5 dite
    650 Euro / person
    el-escorial







    Fluturim me avion, Tirane -Milano-Madrid, Ekskursione me autobuz ne Madrid, Toledo dhe El Escorial.

    Dita 1. 27 Nentor
    Nisja nga Tirana 07.00  Mberritja ne Aeroportin e Madridit 20.00, Tranzit nga Milano. Transferte me autobuz ne Hotel.
    Dita 2. 28 Nentor
    Mengjesi ne hotel, 09.00  nisja per Turin e Madridit I cili do te zgjase 4-5 ore.
    • Gjate ketij turi do te keni mundesi te njiheni me objektet me te rendesishme historike dhe kulturore te Madridit ku me kryesoret mund te permendim Pallatin Mbreteror dhe muzeun El Prado.
    • Pasdite e lire gjate se ciles mund te beni aktivitete te ndryshme si vizita ne muzeume te tjera, shopping ose shetitje ne Madrid.
    Dita 3. 29 Nentor
    • Pas mengjesit nisja ne oren 09.00 per ne Toledo, nje qytet I vogel mesjetar prane Madridit, I cili mban nje nga koleksionet me te rralla te monumenteve Spanjolle te pasur ne trashegimi artistike dhe arkitekturore me ndertesa te te gjitha periudhave te historise Spanjolle qe nga stili Gothic deri tek ai Baroque. Toledo quhet gjithashtu dhe qyteti i tre kulturave ; Kristiane, Muslimane dhe Hebre.
    • Gjate ketij turi do te vizitoni monumentet kryesore te qytetit ku mund te permendim: Katedralen e shekullit 13, Synagogen Shen Maria e Bardhe dhe Kishen Santo Tome.
    • Dreka ne nje nga restorantet tipike te qytetit ( nuk perfshihet ne cmim)
    • Kthimi ne Madrid mbasdite dhe kohe e lire ose programe opsionale.

    Dita 4. 30 Nentor
    Mengjesi ne hotel.
    • Paradite Ekskursion ne qytetin e vogel El Escorial dhe ne Luginen e Te Reneve
    • Nje tur shume interesant  ku do te njiheni me historine e Manastirit te El Escorial, Manastiri mbreteror I San Lorenzo El Real ndertuar nga Mbreti Filip II mbi rrenojat e shtepise se prinderve te tij, Charles I dhe Isabella e Portugalise. Ky kompleks i stilit te Rilindjes eshte nje kombinim i nje pallati dhe nje manastiri me nje koleksion te mrekullueshem arti.
    • 9.5 Kilometra ne veri te Escorialit ndodhet Lugina e Te Reneve, nje basilike e ndertuar ne faqen e nje mali me nje Kryq gjigant granite. Ky monument eshte ndertuar nga diktatori Spanjoll Gjeneral Franko ne kujtim te 2000 te vdekurve gjate Luftes Civile te Spanjes.

    Dita 5.1 Dhjetor
    09.30 nisja per ne Aeroport per te marre fluturimin per ne Tirane dhe fundi I udhetimit.
    Ne pakete perfshihen:
    • 4 nete fjetje ne hotel ne qender te Madridit
    • Mengjeset per ditet e qendrimit
    • Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion
    • Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
    • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
    • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia
    Ne pakete nuk perfshihet:
    • Dreka ne Toledo
    • Darka Flamenco Show
    • Cdo gje qe nuk ehste permendur ne rubriken “perfshihet”

    Festat e Nentorit ne Dubrovnik 99 Eur - Hotel Neptun 4*

    Udhetim Turistik ne Dubrovnik 29 Nentor - 1 Dhjetor.
    2 nete - 3 dite.
    Cmimi 99 Eur  Person /mengjes+darke
    Vizite e qytetit te vjeter dhe shoping ne Dubrovnik
    Dubrovnik: Hotel  NEPTUN 4*
    Nisja do te behet: Mbrapa Muzeut Kombetar, te Estrada, ora: 06.45
    Dita 1:
    Nisja me autobuz nga Tirana ne drejtim te Pikes kufitare te Muriqan ne oren 07.00. Mbas kalimit te kufirit Shqiptare-Malazes vazhdo rruga ne drejtim te Budves ku do te behet nje pushim prej 45 deri 60 min. Me tej rruga vazhdon ne drejtim te Kroacise. Mberitja ne Dubrovnik rreth ores 16.00.
    Darka ne Hotel. 
    Dita 2:
    Pas mengjesit nisje per te vizituar  qytetin e vjeter te Dubrovnikut, ndryshe i quajtur venecia ne miniature, Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per europen.Qyteti eshte pjese e pasurive historike te UNESCOS).
    Turi perfshin: Vizite panoramike, Manastiri Francescian & Domenician ( Manastire te cilet kane histori ne qytetin e vjeter sepse simbolizojne kohen e zhvillimit te tij perpara termetit), Katedralja e qytetit ( Katedralja e Shen Blazed shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj). Shetije me varke ne brigjet e Dubrovnikut (nje vizite opsionale me extra pagese). Shetitje ne rruget karakteristike te qytetit, ku do te keni mundesi per pazar ne dyqanet e suvenireve, apo ndonjekafe ne lokalet e kendshme te qytetit te vjeter.
    Mbasdite e lire. Darka ne hotel.
    Dita 3:
    Pas mengjesit Nisja per ne Tirane, sigurisht me ndalesa rruges. Perfundimi i udhetimit.
    Ne pakete perfshihen:
    • 2 nete hotel ne Dubrovnik mengjes+darke (Hotel Neptun 4*)
    • Udhetimi me autobuz komod sipas programit te percaktuar
    • Ndalesa e autobuzit te Porta kryesore e qytetit te vjeter diten e vizites se Dubrovnikut.
    • Guide dhe shoqerues nga agjensia gjate gjithe udhetimit
    Ne pakete nuk perfshihen:
    Siguracioni Shendetesor (i detyrueshem 3 Euro) Drekat, hyrje ne monumente ose muzeume, bakshishe per shoferin dhe guiden, cdo gje qe nuk eshte permendur ne program.

    Riviera Franceze 27 -30 Nentor 2013

    Riviera Franceze - Udhetim Turistik 
    Datat 27-30 Nentor 2013.
    3 Nete/ 4 Dite.
    CMIMI 499 Euro/person
    Fluturim me Avion Tirane - Genova-Tirane.
    Tirane- Genova / Nisja 18.00/27 NentorGenova-Tirane / Nisja 20.40/30 Nentor

    Programi:
    Dita 1: TIRANE - Genova - SAN REMO
    Nisja me avion Tirane -Genova ne oren 18.00. Mberritja ne Genova ne 19.55. Transferte me autobuz ne qytetin e bukur te San Remos. Distanca 139km. Koha 1 ore, 45 min. mberritja ne San Remo 22.00.
    Hoteli yne ndodhet 20m larg Casino-se se famshme te San Remos. Eshte nje kenaqesi ta vizitosh kete Casino, qofte dhe te humbesh 5 apo 10 Euro, megjithesi sipas te thenave, ata qe luajne per here te pare gjithmone fitojne. Veshja eshte normale, hyrja e lire.
    Darka e lire, shetitje prane detit.

      Fjetja ne San Remo.
    Dita 2:  SAN REMO - MENTON - NICE
    08.30 Pas Mengjesit Vizite e qytetit te San Remos. San Remo  eshte Vendi I festivalit me te rendesishem Italian. Nje nder qendrat e destinacioneve te turizmit. Eshte I famshem per Cazinone e tij, si dhe per festivalin e shume njohur Italian “Sanremo”. Te vizitosh Sanremon ne nje dite te vetme, eshte jete nje experience e denje e nje udhetimi mbreselenes.
    Vizite e qytetit te vjeter te San Remo (La Pigna), duke filluar nga Porta e Shen Stefanit, Piazza dei Dolori, Kisha me e bukur e San Remos, " Madonna della Costa",  Katedralja e San Siro, Bulvardi Matteotti.
    11.00 
    Nisja per MENTON. Menton eshte nje nga qutetet me te bukur te Rivires Franceze, me shtepite karakteristike te mbivendosura mbi njer-tjetren plot ngjyra te ndezura. I famshem ne te gjithe Europen per prodhimin e limonave, dhe per festen e pervitshme qe i dedikohet ketij agrumi. per tu vizituar qyteti i vjeter, Sheshi i Erezave, Basilika Saint Michel, etj. 
    Dreka ne Menton.
    15.00 Vizite ne Parfumerine e famshme Fragonard, si dhe fshatit mesjetar EZE.
    17.00 mberritja ne Nice.
    Tour panoramik me autobuz Nice by Night, Shetitorja e Anglezeve, vizite brenda ne Hotelin e Famshem Negresco. Darka ne nej nga restorantet ne Rrugen Massena apo ne rrugen Seleya.
    Akomodimi ne hotel ne Nice.
    Dita 3: NICE - MONACO - NICE
    08.30 Pas Mengjesit Vizite e Plote e qytetit te Nices ku perfshihet vizite e qytetit te Vjeter, Keshtjella e Qytetit te Vjeter, duke kaluar ne rrugicat karakteristike dhe elegante te qytetit, kalojme tek tregu i Luleve, 
    11.00 Vazhdojme udhetimin per ne Monaco. Vizite e qytetit te vjeter duke kaluar permes rrugicave mesjetare, qe te cojne ne sheshin Saint Nicolas, ku ndodhen Pallati i Drejtesise, Katedralja. dhe Pallati i Princit, nje ndertese e mrekullueshte e shek 18-te. Vazhdojme viziten ne Monte - Carlo, shume i njohur per Kazinone e Famshme ndertuar nga arkitekti Garnier ne 1863.
    15.00 Vizite ne Kazino, ne sheshin Cercle D'Or ku dyqanet e Bizhuterive me te famshem ne Bote, Kopshtet e Kazinose dhe Tarracat, etj.

    Hyrja ne casino eshte e lire, veshja normale.
    17.00 Nisja per NIce.
    Darka e lire ose e organizuar sipas deshires.

    Akomodimi ne Hotel ne Nice.
    Dita 4: NICE - CANNES - GENOVA - TIRANE
    Pas Mengjesit nisja per ne Cannes, 35 km, qyteti i mirenjohur ne gjithe boten per Festavalin e Filmit. Vizite e plote e qytetit te Cannes, sugjerohet trenino i vogel me vagona i cili udheton reth 1 ore ne te gjitha rruget e Cannes. 15.30 nisja per ne aeroportin e Genovas per te marre fluturimin e kthimit ne Tirane. Nisja ne 20.40
    Fundi i udhetimit.
    Ne pakete perfshihen:
    • Fluturimi me avion Tirane - Genova - Tirane.
    • Akomodimi ne Hotel 1 Nate me mengjes ne San Remo.(Hotel 4*)
    • Akomodimi ne Hotel 2 Nete me mengjes ne Nice.(Hotel 3*)
    • Transporti me autobuz dhe guida sipas programit.
    • Asistenca dhe shoqerimi i agjensise gjate gjjithe udhetimit.
    P.s. Emrat e Hoteleve jepen ne Agjensi.

    Udhetim me avion dhe autobuz ne Itali - Firence dhe Rome 28 Nentor 2013

    Festat e Nentorit ne FIRENCE - ROME
    3 Nete/4 Dite
    Cmimi  430 Euro
    Fluturim me Avion Tirane-Pisa dhe Rome -Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, Vizite 2 Dite ne Firence dhe 2 Dite ne Rome.
    Dita 1: 28 Nentor
    Nisja me avion Tirane – Pisa 08.00. Mberritja ne aeroportin e Pises ne 09.40 Transferta per ne Pisa. Vizite  e sheshit te Mrekullive (Piazza dei Miracoli). Vizite nga brenda e katedrales, dhe me pas pagezimores dhe kulles se famshe te Pizes.
    Me tej do te nisemi per ne Firenze.
    Perpara akomodimit ne hotel do te behet nje ndalese ne Piaza Michelangelo, ku mund te keni nje pamje te mrekullueshme te qytetit dhe guida do tu shpjegoje historine interesante te Firenzes.
    Pas kesaj vizite do te behet akomodimi ne hotel dhe pas nje pushimi te shkurter pasdite do te vizitohet qendra e qytetit te Firenzes, sheshet dhe do te keni mundesi per shopping, darke etj.
    Darke e lire.
    Dita 2: 29 Nentor
    Pas mengjesit do te fillojme vizitene qytetit te Firenzes. Fillojme me Piaza del Duomo, ne te cilen ndodhet dhe Katedralja e famshme Santa Maria del Fiore, ndertimi I se ciles ka filluar ne vitin 1296.
    Duke vazhduar rrugen pergjate Via dei Calzaiuoli do te arrijme ne Piazza della Signoria. Ketu ndodhet Palazzo della Signoria ose si quhet ndryshe Pallati I Vjtere(Palazzo Vechio), nje ndertese e mrekullueshme e shek. 13-te e cila sot eshte godina e Bashkise. Po ne kete shesh ndoshet edhe muzeu Ufizzi, nje nga me te rendesishmit jo vetem ne Itali  por edhe ne Bote.
    Dreka ne nje nga Tratoriat tipike fiorentine. 10 Euro/personi (2 pjata)
    Do te vazhdojme drejt Ponte Vechio per te kaluar ne anen tjeter dhe per te perfunduar pikerisht ne Piazza Piti ku ndodhet dhe I famshmi Pallati Piti.
    Ne oren 18.00 nisja me autobuz per ne Rome, udhetim qe zgjat rreth 3 ore. Mberritja ne Rome, akomodimi ne hotel dhe mbremje e lire.
    Dita 3: 30 Nentor
    09.00 Pas mengjesit do te filloje turi i Romes panoramik me autobuz per rreth 3 ore. Autobuzi do te kaloje ne te gjitha objektet me fame te Romes dhe guida do te shpjegoje historine dhe faktet interesante te tyre.
    Me pas do te vazhdojme me viziten ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit.
    Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, duke vazhduar me Sheshin Navona,ku do te behet pushimi i drekes, dhe do te vazhdojme me vizite ne Panteon dhe Fontana di Trevi.
    Mbremja e lire.
    Dita 4: 01 Dhjetor
    Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Lashte. Gjate ketij turi do te vizitohet Colosseo. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
    Do te shikohet nga jashte Colosseo ku do te shpjegohet historia e ketij amfiteatri gjigand dhe Fori Romani. Kohe e lire ne Via del Corso, Sheshi i Spanjes, deri ne oren 12.30 ku do te behet nisja per ne aeroport.
    Fluturimi per ne Tirane ne 15.30.
    Ne pakete perfshihen:
    • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
    • 1 nate akomodim me mengjes ne hotel 3* ne Firence
    • 2 nete akomodim me mengjes ne hotel 3* ne Rome
    • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
    • Transfertat me autobus komod Rome - Firence
    • Guida sipas programit
    • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
    Ne pakete nuk perfshihen:
    • Drekat dhe darkat
    • Hyrjet ne muzeume
    • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
    • Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 120 Euro.

    Viti i Ri 2014 ne Rome


    Viti i Ri 2014  ne Rome.

    3 Nete/4 Dite.30 Dhjetor - 02 Janar. 

    Cmimi 599 Euro 549 Eur

    Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, akomodim 3 nete ne hotel me 4 yje, Mengjes+Darke, Darka e Vitit te Ri e perfshire.

    Programi

    Dita 1: 30 Dhjetor
    Nisja me avion Tirane – Rome, Ora 10.45
    Mberritja ne aeroportin e Romes ne 12.15,
    Para akomodimit ne hotel do te behet nje tour panoramic me autobus dhe guide I qytetit te Romes rreth 2 ore gjate te cilit do te behet nje prezantim I historise se qytetit duke pare objektet e tij me te rendesishme historike dhe kulturore.
    Me autobuz dhe guide Italiane ( me perkthim ne shqip ) do te vizitohet qyteti per rreth 3 ore. Autobuzi do te kaloje ne te gjitha objektet me fame te Romes dhe guida do te shpjegoje historine dhe faktet interesante te tyre.
    Me tej do te vazhdojme turin: Roma e Lashte.
    Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
    Nje vizite e detajuar me guide audio do te behet ne territorin e Forumit Romak ku mund te permendim si objekte kryesore Palatino, rrenojat e Tempujve te Perandoreve si Tempullin e Romulit, Trajanit, te Jul Qesarit, Augustit etj. Harkun e Kostandinit, te Septimus Severus, dhe te Titus.
    Akomodim ne hotel, darka ne hotel dhe mbremje e lire.
    Dita 2: 31 Dhjetor
    Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte. Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. Hyrja ne Muzeumin e Vatikanit eshte suplementare dhe mund te behet ne daten 2 Janar. Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, nga jashte, duke vazhduar Pantheonin dhe do te perfundoje ne Sheshin Navona ku do te lihet kohe e lire per dreke dhe per Pazar.
    Kthim ne hotel pasdite dhe pergatitja per Darken e Vitit te Ri.
    Dita 3: 01 Janar
    Pas mengjesit ne oren 11.00 do te vizitojme sheshet me te bukura te Romes. Sheshin e Popullit (Piaza dell Popolo) dhe duke kaluar pergjate Via del Babuino per te arritur tek Trinita Dei Monti dhe Sheshi I Spanjes, duke vazhduar pergjate Via del Corso duke perfunduar ne Fontana di Trevi. Ky tur me kembe do te behet I shoqeruar nga guida gjate te cilit do te shpjegohen objektet kryesore te permendura me lart. Kohe e lire per dreke dhe Pasdite e lire.
    Kthimi ne Hotel , darka ne hotel dhe mbremje e lire.
    Dita 4:
    Pas mengjesit kohe e lire per shopping.
    Opsionale vizite ne Muzete e Vatikanit. (Bileta 16 euro / person)
    Nisja per ne aeroport ne oren 18.00.


    Ne pakete perfshihen:
    • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
    • Darka e Vitit te Ri*
    • Mengjeset dhe Darkat
    • 3 nete akomodim ne hotel me 4* (Hotel Amerikan Palace 4*)
    • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
    • Guida sipas programit
    • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
    Ne pakete nuk perfshihen:
    Drekat
    Hyrjet ne muzeume
    Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
    Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 85 Euro.

    Wednesday, 9 October 2013

    Netet e Bardha - Rusi, Moske & Shen Petersburg - Qershor 2014

    Program: 2- 8 Qershor
    Moscow & St. Petersburg
    6
    Nete / 7Dite.
    Cmimi 1150 890 Euro.
    Vajtja me Avion ne Moske
    Kthimi me Avion nga St Petersburg
    Ne kthim ka 1 nate fjetje n
    e Rome.
    Dita 1, 2 Qershor
    Nisja nga Tirana me avion ne 11.55.
    21.00 – Mberritja ne Moske ne aeroportin e Sheremtyevo
    Transferte ne hotel dhe marrja e Dhomave.
    Darka e Lire.
    Dita 2, 3 Qershor
    Mengjesi ne Hotel
    Nisje me autobus dhe guide ne ekskursion
    Tur Panoramik Vizite e Sheshit te Kuq duke admiruar pamjet e Basilikes Shen Basil, Mausoleumi I Leninit, qendra tregtare GUM, pak kohe e lire per shopping.
    Ecje pergjate Alexandrovsky Garden dhe Kutafia Tower (hyrje Brenda ne territorin e Kremilinit)
    Vizite e plote e Kremlinit, territorit perqark dhe Katedraleve.(bileta e Hyrjes e perfshire)
    Kohe e lire per Dreke.
    Mbasdite Shetitje me anije ne Lumin e Moskes.(pagese shtese 12)
    Ne darke, Kthim ne hotel me autobuz
    Dita 3, 4 Qershor
    Mengjesi ne Hotel
    09.00 – Dorezimi I dhomave dhe nisja ne ekskursion me autobus dhe guide.
    Ekskursion ne Museumin e madh Patriotik ne kodren e Poklonnaya.
    Ekskursion ne Museumin e Borodinskaya Panorama.(Luftrat me Napoleon Bonapartin.)
    Eksursion ne Manastirin dhe Varezat e Novodevichi ku jane varrosur njerez tre shquar to kombit rus.
    Metro tour
    Vizite dhe Ecje me kembe ne rrugen e njohur tregetare Old Arbat, Kohe e lire dhe me pas me autobus dhe guide do behet nje tur i Moskes. (Illumination tour)
    23.30 – Transferte drejt stacionit te trenit me autobus dhe nisja me tren ne Shen Peterburg
    00.54 – Nata ne Trenin MEGAPOLIS LUXE, Kabinat jane te kategorise se 1-re (2 krevate ne kabine, mengjesi ne tren i perfshire)

    Dita 4, 5 Qershor
    09.00 - Mberritje St. Petersburg: Pak kohe e lire per mengjes kafe dhe snack.
    Tur panoramic me autobus dhe guide ne qytetin e Shen Petersburg
    Ekskursion ne Keshtjellen e Peter dhe Paul.
    Mbasdite shetitje me anije ne Lumin Neva dhe kanalet e St Petrsburg.(e perfshire ne cmimi)
    Vajtja ne Hotel.
    Marrja e dhomave, mbremja e lire.

    Dita 5, 6 Qershor
    Mengjesi ne Hotel
    09.00 – Nisja me guide dhe autobus ne ekskursion.
    Vizite ne Katedralen e Isaak.
    Vizite e Bulevardid Nevsky Prospect me kembe.
    Mbasdite Ekskursion ne Hermitage (Bileta e hyrjes e perfshire)
    Ne darke Shfaqje Folklorike ne Pallatin e Nikolaevsky.(pagese shtese 35 Euro)
    Kthimi ne hotel me autobuz

    Dita 6, 7 Qershor
    Mengjesi ne Hotel. Ekskursion ne Pallatin Petergof: Pallati I Madh, parku, Shatrivanet
    Dreka ne nje nga Restorantet tipike.(Pagese shtese 15 euro)
    15.00 – Transferte me autobus per ne aeoroport
    Fluturimi Shen Petersburg - Rome.
    Mberritja ne Rome ne 20.00. Fjetja ne Rome.
    Dita 7, 8 Qershor
    08.00 Nisja me avion per Tirane

    Ne pakete Perfshihen
    1. Akomodimi ne Moske me mengjes ne dhome standard 2 Nete-Hotel 4*
    2. Akomodimi ne Shen Peterburg me mengjes ne dhome standard 2 Nete-Hotel 4*
    3. Akomodimi ne Rome, 1 Nate.
    4. Guide vendase dhe autobus sipas programit te pershkruar me lart.
    5. BILETAT E HYRJEVE ne Monumente dhe Museume sipas programit te pershkruar me lart.
    6. Bileta e Trenit Moske-Shen Petersb.MEGAPOLIS LUXE Kategoria 1 (Kabine me 2 krevate tek, mengjesi ne tren i perfshire)
    7. Shetitje me anije ne kanalet e St Petersburt
    8. Shoqerues dhe assitence nga agjensia gjate gjithe udhetimit
    9. Bileta e avionit TIRANE - MOSKE dhe ST.PETERSBURG - ROME – TIRANE
    10. Bakshish per guidad lokale dhe shoferat ne Moske dhe St petersburg 20 Euro/personi
    Hoteli ne Moske: COSMOS HTL (4*) mengjes bufe i perfshire
    Hoteli ne Shen Petersburg: PARK INN PRIBALTIYSKAYA HTL (4*) mengjes bufe i perfshire
    Ne pakete nuk perfshihen:

    1) Mbajtja e Bagazheve ne hotele.
    3) Drekat dhe Darkat
    4) Viza Ruse (50 Dollar)
    Paketa Shtese 62 euro/person (shume te sugjeruara nga ana jone)
    1. Shetitje me anije ne Moske (12 Eur)
    2. Dreka ne nje restorant diten e vizites ne Peterhov (15 Euro)
    3. Shfaqja Folklorike me valle dhe kenge tipike ruse ne Pallatin Nikolaevski ne Petersburg (35 Euro)....http://folkshow.ru
    Rezervimi behet vetem me Parapagim 250 euro/person

    Foto Galeri