Saturday, 26 October 2013

Viti i Ri ne Paris 2014


Viti i Ri ne Paris 2014.
29 Dhjetor-3 Janar, 5 Nete/6 Dite. 
CMIMI 730 Euro
5 Dite te plota ne Paris.
Fluturim me Avion + 5 Nete akomodim hotel ne qender te Parisit (Bercy) Hotel 3*+ Ekskursione + Anije ne Sene+Museu I Luvrit + Kulla Eifel
Programi i detajuar
Nisja me aviona nga Tirana Ora: 16.00 dhe mberritje ne Paris ne 20.00
Nisja nga Paris Ora: 07.00 dhe mberritje ne Tirane ne 16.00

29 Dhjetor, Dita 1:
Nisja nga Tirana dhe mberritja ne Paris ne oren 20.00 (me avion) Transferte per ne hotel. Akomodimi ne hotel. Mbremje per darkae lire.

30 Dhjetor, Dita 2:

Ora 09.00 Ekskursioni “Parisi gjate dites dhe vizite e objekteve me te njohur” me autobus dhe guide ne shqip ku do te vizitohen: Katedralen Notre Dame, Sheshi La Concorde, Muzeun e Luvrit (nga jashte), Bulevardi Champs Elysees, Kullen Eifel, Trocadero, Harkun e Triumfit, Muzeumi I Veteraneve te luftes. Ne kete tour autobozi ndalon 30 – 45 min ne cdo object per ta vizituar nga jashte dhe per te bere fotografi. Gjithashtu guida shpjegon historikun e cdo objekti fakte interesante dhe vlerat e tyre. Ky tour fillon ne oren 09.30 dhe mbaron 13.30 ne dreke. Gjate ketij ekskursioni nuk mjafton koha per te hypur ne kullen Eifel. (Diskutohet me drejtuesin e grupit per nje moment tjeter). Mbas mbarimit te ekskursionit autobuzi na ndalon ne Lagjen Latine per te ngrene dreken ku ka restorante te te gjitha llojeve dhe fastfoode me cmime te ndryshme.
Ora 16.30 Mbas drekes guida vazhdon me shetitjen me anije ne Lumin e Senes. Ky udhetim zgjat rreth 1 ore, ku do te shikoni te gjitha objektet historike qe shtrihen pergjate senes dhe do te degjoni nga guida detajet historike per urat pergjate lumit. (Bileta e perfshire ne cmim).
Ora. 19.00 Vajtje me autobuz tek Kulla Eifel. Hypja ne kulle (bileta nuk eshte e perfshire 13 Rur).Eshte momenti me I bukur kur bie muzgu per te vizitur kete kulle. Sado qe shume prej jush mund ta kene vizituar kete kulle ajo eshte gjithmone si nje spektakel modern, efekte dritash te kombinuara me nje muzike moderne.
Gjate kesaj kohe ne se dikush nuk deshiron te ngjitet ne Kullen Eifel, mund te vizitoje tregun e Krishtlindjeve prane Trokaderos ku mund te pihet nje gote vere  e nxehte si dhe mund te argetoheni te fusha e patinazhit ne akull.
21.00 Kthim ne Hotel me autobuz.
31 Dhjetor, Dita 3:

Ora 09.00- Transgerte me autobuz drejt Muzeut te Louvrit. Vizite e Muzeut nga Brenda. Do te keni mundesine per te vizituar nje nga kryeveprat e Leonardo Da Vincit: Mona Lisa.
Ne dreke nisja me autobuz per ne lagjen moderne La Defence. Aty do te shikohet Grand Hark, dhe do te jete momenti me i mire per te bere shopping ne qendren tregetare "Quatre Temps". Ne qender te sheshit ne La defence eshte tregu I Krishtlindjeve, ku spikaten kjoskat e bardha te zbukuruara me drita dhe dreri I Noelit qe duket sikur vallezon ne kete feste te bukur.

Ora 18.00 kthimi ne hotel per tu pergatitur per darken e Vitit te Ri.
Mund te zgjidhni te kaloni darken e Vitit te Ri ne nje nga restorantet qe ju ofrohen ne linkun me poshte: ....opsionet e restoranteve do ti nxjerrim se shpejti....
Transferta nga hoteli ne restorantin per darken e Vitit te ri do te behet me autobuz.


01 Janar, Dita 4:
Mengjesi ne hotel. 12.00 vajtje ne Kodren Montmartre ( Mali I Martireve), pika me e larte e Parisit 130 m mbi nivelin e detit, ku do te vizitohet dhe Basilika Sacré Cœur, nje basilike Romano Bizantine kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit ndertuar pas shkaterrimeve te 1870 prej pushtimit te Parisit prej Prusianeve dhe luftes civile qe pergjaku kryeqytetin.Cdo banor I Parisit ka financuar per ndertimin e kesaj Basilike I cili filloi ne 1873. Po ketu, disa rrugica me larg nga Basilika, do te vizitoni Sheshin e Artisteve ( Place du Tertre ) I cili eshte nje kujtim I kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit 20 ku pervec shume piktoreve te varfer ka jetuar dhe Pablo Picaso.
Kohe e lire per dreke. Pas drekes ora 17.00 nisja ne drejtim te lagjes Latine. 
Ora 18.00 kthimi ne Hotel me autobuz.

02 Janar, Dita 5:
09.00 Mbas mengjesit Vizite ne lagjen Opera. Gjate ketij turi do te vizitohet nga brenda Opera e Parisit "Garnier".
Pas Operas do te vizitohen 2 lagje te parisit me kembe. Turi me kembe: Lagjia Les Halles dhe Le Marais.
Respketivisht lagjia ku qe me mesjete ka qene tregu dhe Lagjia e Cifuteve. Do te shikoni nga afer dyqanet e embelsirave (dhe mund ti provoni) te cifuteve ne rrugen mesjetare Rue Des Rosiers. Ne kete tur do te njiheni me rrugicat dhe shtepite mesjetare, ndersa ne Les halles do te shikojme qendren kulturore Centre Pompidou, e cila sipas disave, ngjan me nje xhakete te kthyer mbrapsht.
Pasdite e lire ne San Michael, per shopping, kafe, shetitje ose vizite ne Pantheon. Mund te beni programe te tjera opsionale te sugjeruar dhe shoqeruar nga guida.
Kthim ne hotel ne Mbremje.
03 Janar, Dita 6:
Pas mengjesit nisja per ne aeroport per te marre fluturimin e kthimit ne Tirane

Ne pakete perfshihen:
  • 5 nete fjetje me mengjes: (Hotel IBIS Style Bercy 3* Superior)
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me Avion
  • Levizjet me autobus komod ne ekskursionet sipas programit me guide ne shqip
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shetitje me anije ne Sene
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia
Ne pakete NUK perfshihen:
  • Drekat dhe darkat
  • Darka e Vitit te Ri
  • Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume.
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »
 SHENIM : Ky cmim eshte llogaritur per person te rritur qe ndan dhomen dyshe.
  • Shtesa e pageses per person ne dhome teke eshte 200 euro.

    No comments:

    Post a Comment