3 Nete/4 Dite
Cmimi 430 Euro
Fluturim me Avion Tirane-Pisa dhe Rome -Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, Vizite 2 Dite ne Firence dhe 2 Dite ne Rome.
Dita 1: 28 Nentor
Nisja me avion Tirane – Pisa 08.00. Mberritja ne aeroportin e Pises ne 09.40 Transferta per ne Pisa. Vizite e sheshit te Mrekullive (Piazza dei Miracoli). Vizite nga brenda e katedrales, dhe me pas pagezimores dhe kulles se famshe te Pizes.
Me tej do te nisemi per ne Firenze.
Perpara akomodimit ne hotel do te behet nje ndalese ne Piaza Michelangelo, ku mund te keni nje pamje te mrekullueshme te qytetit dhe guida do tu shpjegoje historine interesante te Firenzes.Pas kesaj vizite do te behet akomodimi ne hotel dhe pas nje pushimi te shkurter pasdite do te vizitohet qendra e qytetit te Firenzes, sheshet dhe do te keni mundesi per shopping, darke etj.
Darke e lire.
Dita 2: 29 Nentor
Pas mengjesit do te fillojme vizitene qytetit te Firenzes. Fillojme me Piaza del Duomo, ne te cilen ndodhet dhe Katedralja e famshme Santa Maria del Fiore, ndertimi I se ciles ka filluar ne vitin 1296.
Duke vazhduar rrugen pergjate Via dei Calzaiuoli do te arrijme ne Piazza della Signoria. Ketu ndodhet Palazzo della Signoria ose si quhet ndryshe Pallati I Vjtere(Palazzo Vechio), nje ndertese e mrekullueshme e shek. 13-te e cila sot eshte godina e Bashkise. Po ne kete shesh ndoshet edhe muzeu Ufizzi, nje nga me te rendesishmit jo vetem ne Itali por edhe ne Bote.
Dreka ne nje nga Tratoriat tipike fiorentine. 10 Euro/personi (2 pjata)
Do te vazhdojme drejt Ponte Vechio per te kaluar ne anen tjeter dhe per te perfunduar pikerisht ne Piazza Piti ku ndodhet dhe I famshmi Pallati Piti.
Ne oren 18.00 nisja me autobuz per ne Rome, udhetim qe zgjat rreth 3 ore. Mberritja ne Rome, akomodimi ne hotel dhe mbremje e lire.
Dita 3: 30 Nentor
09.00 Pas mengjesit do te filloje turi i Romes panoramik me autobuz per rreth 3 ore. Autobuzi do te kaloje ne te gjitha objektet me fame te Romes dhe guida do te shpjegoje historine dhe faktet interesante te tyre.
Me pas do te vazhdojme me viziten ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit.
Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, duke vazhduar me Sheshin Navona,ku do te behet pushimi i drekes, dhe do te vazhdojme me vizite ne Panteon dhe Fontana di Trevi.
Mbremja e lire.
Dita 4: 01 Dhjetor
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Lashte. Gjate ketij turi do te vizitohet Colosseo. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Do te shikohet nga jashte Colosseo ku do te shpjegohet historia e ketij amfiteatri gjigand dhe Fori Romani. Kohe e lire ne Via del Corso, Sheshi i Spanjes, deri ne oren 12.30 ku do te behet nisja per ne aeroport.
Fluturimi per ne Tirane ne 15.30.
Ne pakete perfshihen:
- Fluturimi me avion vajtje-ardhje
- 1 nate akomodim me mengjes ne hotel 3* ne Firence
- 2 nete akomodim me mengjes ne hotel 3* ne Rome
- Transfertat aeroport / hotel / aeroport
- Transfertat me autobus komod Rome - Firence
- Guida sipas programit
- Shoqerues dhe asistence nga agjensia
- Drekat dhe darkat
- Hyrjet ne muzeume
- Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
- Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 120 Euro.
No comments:
Post a Comment