Saturday, 26 October 2013

Madrid -Toledo 27 Nentor 2013



Festat e Nentorit ne: (Ky Tur nuk eshte i vlefshem)

MADRID - TOLEDO - EL ESCORIAL
27 Nentor - 1 Dhjetor, 4 Nete/5 dite
650 Euro / person
el-escorial







Fluturim me avion, Tirane -Milano-Madrid, Ekskursione me autobuz ne Madrid, Toledo dhe El Escorial.

Dita 1. 27 Nentor
Nisja nga Tirana 07.00  Mberritja ne Aeroportin e Madridit 20.00, Tranzit nga Milano. Transferte me autobuz ne Hotel.
Dita 2. 28 Nentor
Mengjesi ne hotel, 09.00  nisja per Turin e Madridit I cili do te zgjase 4-5 ore.
  • Gjate ketij turi do te keni mundesi te njiheni me objektet me te rendesishme historike dhe kulturore te Madridit ku me kryesoret mund te permendim Pallatin Mbreteror dhe muzeun El Prado.
  • Pasdite e lire gjate se ciles mund te beni aktivitete te ndryshme si vizita ne muzeume te tjera, shopping ose shetitje ne Madrid.
Dita 3. 29 Nentor
  • Pas mengjesit nisja ne oren 09.00 per ne Toledo, nje qytet I vogel mesjetar prane Madridit, I cili mban nje nga koleksionet me te rralla te monumenteve Spanjolle te pasur ne trashegimi artistike dhe arkitekturore me ndertesa te te gjitha periudhave te historise Spanjolle qe nga stili Gothic deri tek ai Baroque. Toledo quhet gjithashtu dhe qyteti i tre kulturave ; Kristiane, Muslimane dhe Hebre.
  • Gjate ketij turi do te vizitoni monumentet kryesore te qytetit ku mund te permendim: Katedralen e shekullit 13, Synagogen Shen Maria e Bardhe dhe Kishen Santo Tome.
  • Dreka ne nje nga restorantet tipike te qytetit ( nuk perfshihet ne cmim)
  • Kthimi ne Madrid mbasdite dhe kohe e lire ose programe opsionale.

Dita 4. 30 Nentor
Mengjesi ne hotel.
  • Paradite Ekskursion ne qytetin e vogel El Escorial dhe ne Luginen e Te Reneve
  • Nje tur shume interesant  ku do te njiheni me historine e Manastirit te El Escorial, Manastiri mbreteror I San Lorenzo El Real ndertuar nga Mbreti Filip II mbi rrenojat e shtepise se prinderve te tij, Charles I dhe Isabella e Portugalise. Ky kompleks i stilit te Rilindjes eshte nje kombinim i nje pallati dhe nje manastiri me nje koleksion te mrekullueshem arti.
  • 9.5 Kilometra ne veri te Escorialit ndodhet Lugina e Te Reneve, nje basilike e ndertuar ne faqen e nje mali me nje Kryq gjigant granite. Ky monument eshte ndertuar nga diktatori Spanjoll Gjeneral Franko ne kujtim te 2000 te vdekurve gjate Luftes Civile te Spanjes.

Dita 5.1 Dhjetor
09.30 nisja per ne Aeroport per te marre fluturimin per ne Tirane dhe fundi I udhetimit.
Ne pakete perfshihen:
  • 4 nete fjetje ne hotel ne qender te Madridit
  • Mengjeset per ditet e qendrimit
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion
  • Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia
Ne pakete nuk perfshihet:
  • Dreka ne Toledo
  • Darka Flamenco Show
  • Cdo gje qe nuk ehste permendur ne rubriken “perfshihet”

1 comment: