Viti i Ri 2014 ne Rome.
3 Nete/4 Dite.30 Dhjetor - 02 Janar.
Cmimi
Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, akomodim 3 nete ne hotel me 4 yje, Mengjes+Darke, Darka e Vitit te Ri e perfshire.
Programi
Dita 1: 30 Dhjetor
Nisja me avion Tirane – Rome, Ora 10.45
Para akomodimit ne hotel do te behet nje tour panoramic me autobus dhe guide I qytetit te Romes rreth 2 ore gjate te cilit do te behet nje prezantim I historise se qytetit duke pare objektet e tij me te rendesishme historike dhe kulturore.
Me autobuz dhe guide Italiane ( me perkthim ne shqip ) do te vizitohet qyteti per rreth 3 ore. Autobuzi do te kaloje ne te gjitha objektet me fame te Romes dhe guida do te shpjegoje historine dhe faktet interesante te tyre.
Me tej do te vazhdojme turin: Roma e Lashte.
Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Nje vizite e detajuar me guide audio do te behet ne territorin e Forumit Romak ku mund te permendim si objekte kryesore Palatino, rrenojat e Tempujve te Perandoreve si Tempullin e Romulit, Trajanit, te Jul Qesarit, Augustit etj. Harkun e Kostandinit, te Septimus Severus, dhe te Titus.
Akomodim ne hotel, darka ne hotel dhe mbremje e lire.
Dita 2: 31 Dhjetor
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte. Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. Hyrja ne Muzeumin e Vatikanit eshte suplementare dhe mund te behet ne daten 2 Janar. Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, nga jashte, duke vazhduar Pantheonin dhe do te perfundoje ne Sheshin Navona ku do te lihet kohe e lire per dreke dhe per Pazar.
Kthim ne hotel pasdite dhe pergatitja per Darken e Vitit te Ri.
Dita 3: 01 Janar
Pas mengjesit ne oren 11.00 do te vizitojme sheshet me te bukura te Romes. Sheshin e Popullit (Piaza dell Popolo) dhe duke kaluar pergjate Via del Babuino per te arritur tek Trinita Dei Monti dhe Sheshi I Spanjes, duke vazhduar pergjate Via del Corso duke perfunduar ne Fontana di Trevi. Ky tur me kembe do te behet I shoqeruar nga guida gjate te cilit do te shpjegohen objektet kryesore te permendura me lart. Kohe e lire per dreke dhe Pasdite e lire.
Kthimi ne Hotel , darka ne hotel dhe mbremje e lire.
Dita 4:
Pas mengjesit kohe e lire per shopping.
Opsionale vizite ne Muzete e Vatikanit. (Bileta 16 euro / person)
Opsionale vizite ne Muzete e Vatikanit. (Bileta 16 euro / person)
Nisja per ne aeroport ne oren 18.00.
Ne pakete perfshihen:
- Fluturimi me avion vajtje-ardhje
- Darka e Vitit te Ri*
- Mengjeset dhe Darkat
- 3 nete akomodim ne hotel me 4* (Hotel Amerikan Palace 4*)
- Transfertat aeroport / hotel / aeroport
- Guida sipas programit
- Shoqerues dhe asistence nga agjensia
Drekat
Hyrjet ne muzeume
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 85 Euro.
No comments:
Post a Comment