Wednesday, 24 September 2014

Udhetim ne Stamboll per Festat e Nentorit 27 - 30 Nentor 2014

Stambollo
Udhetim ne Stamboll per Festat e Nentorit 
27 - 30 Nentor 2014
3 nete / 4 dite
Cmimi: 299 Euro/person 
Fluturimi direkt Tirane - Stamboll - Tirane

Programi
Dita 1. 27 Nentor
Nisja me avion nga Tirana ne oren 16.20. Mberritja ne aeroportin S. Gokcen 19.00.
Transferta per ne Hotel me autobus. Darka e lire.

Dita 2. 28 Nentor
Pas mengjesit, nisja per turin e qyteti te vjeter ku do te vizitohen:   Sulltanahmet Cami, ose sic njihet Xhamia Blu per shkat te tjegullave me ngjyre blu, Hipodromin e Konstandinopojes, i cili ka qene nje cirk, qender sportive dhe shoqerore e kryeqyteit te Bizantit, Muzeu i Shen Sofise, e cila ka qene nje Bazilike e ortodoksise Greke, e shnderuar ne Xhami ne vitin 1453, Topkapi Palace, e ndertuar nga Sulltan Mehmeti "Pushtuesi", ka qene 400 vjet rezidenca e sulltanit Turk, dhe tani eshte nje muze me nje atraksion te madh turistik.
Vizite e Pazarit te vjeter "Kapali Carsi", pazarit te mbuluar, me te madh dhe me te vjeter te Stambollit, me 61 rruge te mbuluara dhe 3000 dyqane.
Mbasdite dhe Darka e lire.

Dita 3. 29 Nentor
Mbas mengjesit ne hotel nisja per turin: Ura e Bosforit dhe Lagjia Aziatike. Me autobuz do kalojme ne uren Galata, dhe me pas do te ndalojme te nje nga pallatet e tjere te Sulltanit: Dolmahbace Palace, i ndertuar si qendra administrative e perandorise turke gjate viteve 1856 deri 1922. Vetem gjate 1887-1909 u perdor nga sulltani Yıldız, si rezidence per rreth 22 vjet.
Me tej do te vazhdojme drejt ures se Bosforit, ose sic quhet Ura e Pare e Bosfoit ose thjesht ura e pare, e cila eshte nja nga dy urat e varura te Bosforit qe lidh Europen me Azine. Kjo ure kur u ndertua ne vitin 1973 ishte ura e katert ne Bote per nga madhesia.
Me tej do te vizitojme piken me te larte te Stambollit, ku duket nej pamje panoramike e qytetit, urave dhe minareve te xhamise blu.
Mbasdite shetije me anije : Turi i Bosphorit
Kthimi ne hotel.
Darka e lire.

Dita 4. 30 Nentor.
Pas mengjesit nisja per ne aeroportin e S. Gokcen ne oren 07.00. Fluturimi per ne Tirane ne oren 10.15. Mberritja ne Tiran ene oren 11.05
Perfshihen ne pakete:
  • Fluturimi me avion Tirane-Stamboll-Tirane
  • Akomodimi me mengjes ne hotel 4* ne qender te Stambollit te vjeter.
  • Transfertat e aeroportit me autobuz
  • Guida me kembe diten e dyte 28 Nentor
  • Guida me autobuz diten e trete 29 Nentor
  • Turi i anijes se Bosforit
Nuk perfshihen:
Biletat e hyrjes ne Topkapi Palace, Muzeu Shen Sofia

Friday, 19 September 2014

Udhetim turistik ne Prage 09-12 Tetor


09 – 12 Tetor 2014. 
3 nete / 4 dite. 
Udhetim me avion, ekskursione me autobuz dhe kembe.
Cmimi: 445 Euro / person
Hotel: Prague Centre Plaza 3*+

Zbuloni legjendat dhe historite e “qytetit magjik” te Europes se Vjeter. Rruget e ngushta te Prages dhe ndertesat e vjetra fshehin gojedhena te cuditshme, histori magjepsese dhe mesazhe misterioze.Nga rrugicat e Qytetit te Vjeter tek guret e Ures se Karlit, cdo gje tregon per historine Prages dhe te banoreve te saj ne nje kendveshtrim magjepses.A e dini qe Praga eshte ndertuar sipas nje plani secret? Qe mbreterit e saj ishin antare te sekteve te fshehta? Qe Praga eshte nje nga qytetet me me shume legjenda fantazmash ne Europe?Gjate Epokes se Arte, Rudolfi II e ndertoi Pragen per te qene qendra spirituale e Europes. Qyteti I alkimisteve dhe magjistareve ju fton per te zbuluar edhe te fshehtat e tij me te thella.
Dita 1: 09 Tetor
Nisja nga Tirana, ora 15 00. Mberritja ne Prage ne 20 20. Nga aeroporti transferta me autobus per ne hotel. Akomodimi ne hotel dhe mas marrjes se dhomave mund te dalim ne mbremje ne qender te qytetit per darke dhe shetitje.

Dita 2: 10 Tetor

Pas mengjesit do te nisemi te vizitojme Qytetin e Vjeter te Prages duke filluar me rrugen Parizka, e cila eshte nje rruge shume turistike, pergjate te ciles ndodhet dhe lagjia Cifute. Kjo lagje ka nje histori shume te vjeter dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Cifut, te vendosur ne kete zone qe ne periudhen e mesjetes. Nje nga Sinagogat me te vjetra ne Europe ndodhet pikerisht ne kete lagje. Do te vazhdojme pergjate Bulevardit Parizka deri ne Sheshin e Qytetit te Vjeter, I cili eshte nje nga me te medhenjte dhe me te bukurit ne Europe, fillimet e te cilit si nje shesh tregetar jane regjistruar qe ne shek. 12-te. Per tu vizituar jane Bashkia e Qytetit te Vjeter me kullen ku ndodhet ora AstronomikeKisha e Shen Marise, Pallati I Koncerteve eshte nje ndertese shume interesante dhe gjithashtu kulla e Barutit.
Do te vazhdojme me vizite ne kompleksin Klementinum, ish-kolegji Jezuit, ndersa sot Bilbioteka kombetare. Kulla astronomike eshte nje nga pjeset me interesante te ketij kompleksi per tu vizituar, ne te cilen pervec histories shume interesante te saj, do te mund te shijoni nje pamje te mrekullueshme te gjithe qytetit.
Pushim per dreke, dhe pastaj nje shetitje ne rrugicat e ngushta si labirinthe te cilat I vijne rreth e rrotull Sheshit te qytetit te vjeter, do te jete nje experience shume e bukur. Rruge te ngushta te gjalleruara nga turistet me dyqanet e suvenireve plot ngjyra, birrarite e famshme ceke jane vecantia e kesaj pjese te qytetit.
Pasdite opsion per pazar ne qendren tregetare Palladion.
Kthim ne hotel pas darkes.
Dita 3: 21 Tetor
Pas mengjesit, kete dite do te vizitojme nje pjese tjeter shume te rendesishme te qytetit te Prages, Keshtjellen e Prages (Bileta e hyrjes 10 euro/person e perfshire), e cila ndodhet ne krahun e majte te Lumit Vlatva, Ky kompleks, ndertimi I se ciles ka filluar qe ne shek 9 dhe ka vazhduar te ndryshoje dhe zhvillohet pambarimisht gjate 11 shekujve, fillimisht eshte krijuar si rezidenca e Princeshave Ceke, me pas e Mbreterve te Bohemise, dhe qe nga 1918, residence Presidenciale.
Kompleksi I Keshtjelles perfshin Pallatin e vjeter MbreterorKatedralen e Shen VitusShen Wenceslas dhe Shen AdalbertBasiliken e Shen George.
Rrugicen e Arte, nje rrugice e ngushte prapa Pallatit Mreteror. Kjo rrugice e mori kete emer gjate mbreterimit te Rudolfit II, I cili ishte mjaft I dhene pas shkencave mistike si krijimit te Gurit Filozofik, Barit Cudiberes te Rinise dhe ne kete rast Alkimise, transformimit te metaleve ne Ar. Mendohet qe banoret e kesaj rruge merreshim me eksperimente magjike per te transformuar cdo metal ne Ar dhe per kete ekzistojne shume legjenda dhe histori.
Nje object tjeter I rendesishem eshte Loreto, nje imitim I Shtepise se Shenjte te Virgjereshes Mari qe ndodhet ne Loreto te Italise, e cila eshte nje monument I rendesishem peligrinazhi. Shume I njohure eshte muzeu I thesarit te kesaj kishe per objektin e quajtur “Dielli I Prages” te zbukuruar me 6222 diamante.
Do te vazhdojme me Basiliken e Shen Nikolles, dhe me pas me Pallatin Wallenstein, nje pallat I mrekullueshem I stilit Barok I ndertuar ne shek 17, (1623 – 1630) nga Albrecht von Wallenstein, Duke I Meklenburg, si residence per familjen e tij, dhe qe aktualisht sherben si Pallati I Senatit. Vizite ne Kopshtet e Pallatit. Do te kalojme mbi Uren e famshme te Karlit, nje ure me shume vlera historike dhe arkitekturore, e cila eshte ndertuar ne vitin 1357 me nismen e Mbretit Cek Karl IV. Thuhet qe per te rritur qendrueshmerine e kesaj ure jane perzier te verdha veze me betonin. Statujat e mrekullueshme jane vendosur pergjate gjithe gjatesise se ures, gjithsej 30, duke I dhene asaj nje pamje madheshtore. Nje numer I madh artistesh, piktoresh dhe shites suveniresh I japin kesaj ure nje pamje interesante, shumengjyreshe dhe te ngrohte.
Pas darkes opsionale:  Tur “Fantazmat dhe Legjendat e Qytetit te Vjeter”
Per ata qe kane kuriozitet per misteret dhe legjendat e qytetit mesjetar, ngjarjet, personazhet  dhe gojedhenat e pashkruara ne librat e historise ofrohet ky tur qe do tu shetise neper rrugicat e qytetit te vjeter ne mbremje nen nje atmosphere intriguese. (12 euro/person)
Dita 4: 12 Tetor
Pas mengjesit nisja per ne aeroport per te marre fluturimin per ne Tirane ne oren 09 30.
Ne pakete perfshihen:
  • 3 nete fjetje ne hotel me mengjes.Hotel: Prague Centre Plaza 3*+
    http://www.praguecentreplaza.cz
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Bileta e hyrjes gjate vizites se Keshtjelles se Prages (10 euro). 
  • Programi me guide ne shqip
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia
Ne pakete NUK perfshihen:
  • Drekat dhe darkat
  • Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume.
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »



Krishtlindjet ne Paris, 23-28 Dhjetor, 5 Nete/6 Dite

Krishtlindjet ne Paris, 23-28 Dhjetor, 5 Nete/6 Dite
Cmimi 730 Eur / Person
Fluturim me Alitalia + Hotel 5 nete + Ekskursione + Versaje + Anije ne Sene + Muzeu i Luvrit.
Programi i detajuar
23 Dhjetor, Dita 1:
Nisja nga Tirana me avion dhe mberritja ne Paris . Transferta per ne hotel, akomodimi, dhe pas nje pushimi te shkurter do te dalim ne qender te qytetit ne Bulevard Saint Michel ku mund te hani darken. Mremje e lire.
24 Dhjetor, Dita 2:
Mbas mengjesit:  Ekskursioni “Parisi gjate dites dhe vizite e objekteve me te njohur” me autobus dhe guide ne shqip ku do te vizitohen: Katedralen Notre Dame, Sheshi La Concorde, Muzeun e Luvrit (nga jashte), Bulevardi Champs Elysees, Kullen Eifel, Trocadero, Harkun e Triumfit, Muzeumi I Veteraneve te luftes. Ne kete tour autobozi ndalon 30 – 45 min ne cdo object per ta vizituar nga jashte dhe per te bere fotografi. Gjithashtu guida shpjegon historikun e cdo objekti fakte interesante dhe vlerat e tyre. Ky tour fillon ne oren 11.30 dhe mbaron 15.30 ne dreke. Gjate ketij ekskursioni nuk mjafton koha per te hypur ne kullen Eifel. (Diskutohet me drejtuesin e grupit per nje moment tjeter). Mbas mbarimit te ekskursionit autobuzi na ndalon ne Lagjen Latine per te ngrene dreken ku ka restorante te te gjitha llojeve dhe fastfoode me cmime te ndryshme.
Mbas Drekes do te vazhdojme me shetitjen me anije ne Lumin e Senes. Ky udhetim zgjat rreth 1 ore, ku do te shikoni te gjitha objektet historike qe shtrihen pergjate senes dhe do te degjoni nga guida detajet historike per urat pergjate lumit. (Bileta e perfshire ne cmim).
Kthimi ne hotel per tu pergatitur per darken e Krishtlindjeve (suplementare). Mbas darkes ne oren 24.00 do te shkojme me kembe per te pare nga afer meshen qe organizohet ne Katedralen "Notre Dame".
Kthimi ne hotel pas darkes me metro.
25 Dhjetor, Dita 3:
Mengjesi ne hotel. 09.30 pas mengjesit vajtje ne Kodren Montmartre ( Mali I Martireve), pika me e larte e Parisit 130 m mbi nivelin e detit, ku do te vizitohet dhe Basilika Sacré Cœur, nje basilike Romano Bizantine kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit ndertuar pas shkaterrimeve te 1870 prej pushtimit te Parisit prej Prusianeve dhe luftes civile qe pergjaku kryeqytetin.Cdo banor I Parisit ka financuar per ndertimin e kesaj Basilike I cili filloi ne 1873. Po ketu, disa rrugica me larg nga Basilika, do te vizitoni Sheshin e Artisteve ( Place du Tertre ) I cili eshte nje kujtim I kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit 20 ku pervec shume piktoreve te varfer ka jetuar dhe Pablo Picaso.
Kohe e lire per dreke. Pas drekes ora 17.00 nisja ne drejtim te Kulles Eifel. Eshte momenti me I bukur kur bie muzgu per te vizitur kete kulle. Sado qe shume prej jush mund ta kene vizituar kete kulle ajo eshte gjithmone si nje spektakel modern, efekte dritash te kombinuara me nje muzike moderne.
Gjate kesaj kohe ne se dikush nuk deshiron te ngjitet ne Kullen Eifel, mund te vizitoje tregun e Krishtlindjeve prane Trokaderos ku mund te pihet nje gote vere  e nxehte si dhe mund te argetoheni te fusha e patinazhit ne akull.
Ora 20.00 kthimi ne Hotel me metro.
26 Dhjetor, Dita 4:
09.00 Pas mengjesit ekskursion me autobuz: Keshtjella e Versajes, krenaria e francezeve, nje mrekulli e arkitektures dhe artit te shek 17-te ndertuar per te pasqyruar rrezatimin, fuqine dhe pasurine e Perandorise Franceze.  (Bileta e hyrjes 15 Eur per te rritur). Vizita ne Pallatin e  Versajes zgjat rreth 4 ore.
Pas vizites ne Versaje, nisje me autobus ne Lagjen Moderne te Parist La Defence. Aty do te shikohet Grand Hark, dhe do te jete momenti me i mire per te bere shopping ne qendren tregetare nga me te medhate ne Paris, "Quatre Temps". Ne qender te sheshit ne La defence eshte tregu I Krishtlindjeve, ku spikaten kjoskat e bardha te zbukuruara me drita dhe dreri I Noelit qe duket sikur vallezon ne kete feste te bukur.

27 Dhjetor, Dita 5:
Pas mengjesit do te vizitohet Opera Garnier. Nje tjeter ndertese e mrekullueshme e Parisit do tu mahnise me sallonet dhe korridoret e dekoruara ne menyren me elegante te shekullit 19-te. Dhe per teper... doni te degjoni historine e "Fantazmes se Operas". Eshte pikerisht vendi!!!
Kohe e lire per te shijuar diten e fundit ne atmosferen e ngrohte dhe festive te qytetit me Romantik te Botes.

28 Dhjetor, Dita 6:
Pas mengjesit kohe e lire.
Mbasdite transferte ne aeroport per te marre fluturimin drejt Tiranes.


Ne pakete perfshihen:
  • 5 nete fjetje ne hotel me mengjes
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me Avion
  • Levizjet me autobus komod ne ekskursionet sipas programit me guide ne shqip
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shetitje me anije ne Sene
  • Ekskursion ne Versaje
  • Rezervimi i biletave te muzeumeve ne avance per te eleminuar rradhat
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia
Ne pakete NUK perfshihen:
  • Drekat dhe darkat
  • Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume.
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »
SHENIM : Ky cmim eshte llogaritur per person te rritur qe ndan dhomen dyshe.
  • Shtesa e pageses per person ne dhome teke eshte 100 euro.
  • Cmimi per 1 femije nen 12 vjec qe ndan dhome dyshe me 2 te rritur 535 Eur/person

Udhetim ne Rome 31 Tetor - 03 Nentor 2014


Nje udhetim ne Rome.
31 Tetor – 03 Nentor, 2014
3 Nete/4 Dite . 
Rezervo deri ne daten 25 Shtator dhe perfito 10% zbritje.
Cmimi : 365  329 Euro/person.
Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, akomodim 3 nete ne hotel me 3 yje ne qender.











Dita 1: E Premte 31 Tetor
Nisja nga Tirana ne oren 16.30. Mberritja ne Rome ne oren 17 45. Transferta me autobus nga aeroporti ne hotel. Pasdite shetitje me kembe ne qender te qytetit.
Mbremje e lire
Dita 2: E Shtune 01 Nentor
Pas mengjesit do te fillojme turin: Roma e Lashte.
Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Vizita fillon me Colosseo (nga jashte), Teatri i Marcelos, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani, do te vazhdojme ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell'Patria dhe do te perfunsojme ne Via dell Corso. nje rruge e gjate me dyqane, restoranete ku mund te beni pazar, te shijoni kuzhinen italiane apo te shetisni ne rrugicat karakteristike te qytetit per te perfunduar ne Piazza del Popolo .
Kthim ne hotel ne mbremje.
Dita 3: E Diele 02 Nentor
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit.
Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do te behet dhe pushimi i drekes.
Pas dreke vazhdojme me vizite ne Pantheon, nje nga objektet me madheshtore jo vetem te romes port e gjithe Europes, Fontana di Trevi, Piazza Spagna, Trinita dei Monti etj.
Pasdite e lire, kthim ne hotel ne mbremje.
Dita 4: E Hene 03 Nentor
Pas mengjesit nisja per ne aeroportin e Romes per te marre fluturimin per ne Tirane ne oren 10.00
Ne pakete perfshihen:
  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
  • 3 nete akomodim me mengjes ne hotel
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Guida sipas programit
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
Ne pakete nuk perfshihen:
  • Drekat dhe darkat
  • Hyrjet ne muzeume
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
  • Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 50 Euro.
.



Pozicion i Hotelit ne Rome. Kliko per nje harte me te madhe ROMA










BEOGRAD – BUDAPEST – VIENE 12-16 TETOR



Cmimi:  545 Euro/person

Datat : 12 – 16 Tetor 20144 Nete /5 Dite
Dita 1: E djele 12 Tetor
Nisja nga Tirana me avion. Mberritja ne Beograd ne 16:10. Direkt nga aeroporti guide me autobus rreth 2 ore gjate te ciles do te vizitojme Beogradin, Qytetin e Vjeter, Kalane, Sheshin Republika, etj. Nje shetitje ne rrugen Knez Mihailova, nje nga pedonalet me te bukura ku mund te kalojme mbremjen. Darka e lire.
Akomodimi ne hotel
Dita 2: E Hene 13 TetorMengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne oren 08 30 me autobuz per ne Budapest.Rreth ores 12 00 mberritja ne Budapest. Do te vazhdojme me nje vizite panoramike ne sheshin e Akademise ku ndodhen disa nga monumentet me te bukura dhe te rendesishme te qytetit si Akademia, Pallati i Greshhamit duke kaluar me pas tek  ndertesa me e famshme e Budapestit, Parlamenti, nje kryeveper e vertete arkitekturore.
Vazhdojme me vizite ne Basiliken e Shen Stefanit, nje tjeter kryeveper e stilit barok dhe neobarok e cila do tu mrekulloje me dekorimin e saj te brendshem. Duke vazhduar permes Bulevardit Andrashi ku ndodhet dhe Opera e Budapestit do te arrijme tek Sheshi i Heronjve. perreth te cilit ndodhen: Keshtjella e Hunjadit, Banjot termale Szechenyi, Kopshti Zoologjik, Muzeu i Arteve dhe Muzeu i Artit Modern.
Darka (Opsionale) mund te organizohet ne Restorant Sir Lancelot, nje restorant ku ju do te harroni kohen ne te cilen jetojme dhe do te prekni Mesjeten. Racione gjigande ushqimi, mishi dhe vererat me te famshme hungareze ne atmosferen e shfaqjeve, luftes me shpata midis kaloresve, belly dancing etj.)
Dita 3 : E Marte 14 TetorNe mengjes do te vazhdojme viziten ne Budapest ne lagjen “Kala” e cila eshte nje nga lagjet me te vjetra te Budapestit ku do te fillohet me nje vizite nga jashte ne kompleksin e Pallatit mbreteror, dhe me pas do te vazhodohet me nje vizite ne Kishen e Matiasit, nje kishe vertet interesante nga pikpamja e ndertimit, dekorimit dhe historike. (Hyrja me pagese rreth 3 Euro per person) dhe Bastionin e Peshkatareve nje monument shume i bukur nga ku mund te admironi nje pamje te mrekullueshme te pjeses se Pestit.
Rreth ores 13.00 nisja per ne Vjene. Mberritja ne Vjene rreth ores 16.00. Nje vizite panoramike e qytetit do te realizohet pasdite duke filluar me Ringstrasse, nje rruge e njohur per ndertesat e mrekullueshme, ndertuar me ndihmen e Kaiserit Franz Josef mbas rrenimit te nje pjese te Pallatit mbreteror te Hofburgut.
Do vizitojme nga jashte : Operen,nje ndertese madheshtore ndertuar ne 1861-1869. Historia e muzikes klasike te Vienes perfshihet ne kete ndertese. Burgringun, Muzeu i Arteve te Bukura dhe Muzeu i Historise Natyrore. Vazhdojme me Parlamentin e Austrise edhe Bashkine e Vienes, Neues Rathaus-in. Ne fund te kesaj pjeses te Ringut mbas bashkise qendron fakulteti me i vjeter i Austrise, themeluar qe nga shekulli 14 edhe perballe Parlamentit teatri i pallatit mbreteror, BurgtheaterDo te perfundojme ne rrugen Graben ku mund te hani darken. Pas darkes akomodim ne hotel.
Dita 4 : E Merkure 15 TetorPas mengjesit do te do te fillojme vizite ne pallatin Schoenbrunn, rezidenca verore e familjes mbreterore me kopshtet e mrekullueshme Franceze. (Bileta e hyrjes 12 euro/person)
Pas vizites ne Schoenbrunn do te vazhdojme me Pallatin HofburgI cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore. (Bileta e hyrjes 11 Euro/person)Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augustines, sheshin Franz Josef dhe do te perfundojme tek Basilika e Shen Stefanit, e cila gjithashtu eshte nje nga simbolet e Viennes.Pasdite e lire per Pazar ne rrugen Mariahilffer, shetitje ne Kartner Strasse.
Kthim ne hotel ne mbremje.
Dita 5: E Enjte 16 Tetor
Pas mengjesit nisja per ne Aeroport per te marre fluturimin per ne Tirane.
Ne pakete perfshihen:

  • 1 nate fjetje ne hotel me mengjes ne Beograd
  • 1 nate fjetje ne hotel me mengjes ne Budapest
  • 2 nete fjetje ne hotel me mengjes ne Viene.
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion TIA – BEG / VIE – TIA
  • Transferta me autobus komod Beograd – Budapest  – Viene
  • Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia


Nuk perfshifen ne cmim

  • Drekat dhe darkat
  • Hyrjet ne Monumente ose Muzeume
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »

Cmimet jane llogaritur per person te rritur ne dhome 2-she.Shtesa per dhome teke eshte...... euro/person.Cmimi i femijeve nen 12 vjec...me kerkese.



Festat e Nentorit ne Beograd dhe Budapest

Udhetim ne Beograd dhe Budapest per Festat e Nentorit
27 - 30 Nentor
Per rezervime te shpejta ulje 18%
Cmimi: 385  315 Euro/person 
Fluturim me Avion, Hotel 4* ne qender te qytetit.
Ekskursione me guide profesionale ne shqip

Dita 1
Nisja nga Tirana me avion. Mberritja ne Beograd ne 16:10. Direkt nga aeroporti guide me autobus rreth 2 ore gjate te ciles do te vizitojme Beogradin, Qytetin e Vjeter, Kalane, Sheshin Republika, etj. Nje shetitje ne rrugen Knez Mihailova, nje nga pedonalet me te bukura ku mund te kalojme mbremjen. Darka e lire. 
Akomodim ne hotel.
Dita 2
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne oren 08 30 me autobuz per ne Budapest.Rreth ores 12 00 mberritja ne Budapest. Do te fillojme me nje tur panoramik te qytetit te Budapestit, ndalese ne Kodren Gellert ku mund te shijoni panoramen e qytetit dhe te beni fotografi, duke vazhduar me sheshin e Akademise ku ndodhen disa nga monumentet me te bukura dhe te rendesishme te qytetit si Akademia, Pallati i Greshhamit duke kaluar me pas tek  ndertesa me e famshme e Budapestit,Parlamenti, nje kryeveper e vertete arkitekturore. 
Pasdite e lire ne rrugen Vaci, ku mund te hani darken, te pini nje gote me vere te ngrohte, apo te shikoni tregun e Krishtlindjeve i cili fillon ne kete periudhe.
Akomodim ne hotel. Mbremje e lire
Dita 3
Ne mengjes do te vazhdojme viziten ne Budapest ne lagjen “Kala” e cila eshte nje nga lagjet me te vjetra te Budapestit ku do te fillohet me nje vizite nga jashte ne kompleksin e Pallatit mbreteror, dhe me pas do te vazhodohet me nje vizite ne Kishen e Matiasit, nje kishe vertet interesante nga pikpamja e ndertimit, dekorimit dhe historike. (Hyrja me pagese rreth 3 Euro per person) dhe Bastionin e Peshkatareve nje monument shume i bukur nga ku mund te admironi nje pamje te mrekullueshme te pjeses se Pestit.
Do te vazhdojme turin me vizite ne Basiliken e Shen Stefanit, nje tjeter kryeveper e stilit barok dhe neobarok e cila do tu mrekulloje me dekorimin e saj te brendshem. Ne kete Basilike mund te shihni dhe doren e djathte te balcamosur te Shen Stefanit, i cili eshte nje nga figurat me te rendesishme te Hungarise.
Duke vazhduar permes Bulevardit Andrashi ku ndodhet dhe Opera e Budapestit do te arrijme tek Sheshi i Heronjve. perreth te cilit ndodhen: Keshtjella e Hunjadit, Banjot termale Szechenyi, Kopshti Zoologjik, Muzeu i Arteve dhe Muzeu i Artit Modern.
Pasdite mund te vazhdojme me nje vizite ne Qender tregetare per pazar, pushim, shetitje etj.
Darka (Opsionale) mund te organizohet ne Restorant Sir Lancelot, nje restorant ku ju do te harroni kohen ne te cilen jetojme dhe do te prekni Mesjeten. Racione gjigande ushqimi, mishi dhe vererat me te famshme hungareze ne atmosferen e shfaqjeve, luftes me shpata midis kaloresve, belly dancing etj.)
Dita 4 .
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisja per ne aeroportin e Beogradit. Nisja per ne Tirane ne 13.20
Ne pakete perfshihen:
  • 1 Nate akomodim ne Hotel 3* ne Beograd
  • 2 Nete akomodim ne hotel me 4 * ne Budapest 
  • Mengjeset per ditet e qendrimit
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion 
  • Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia gjate gjithe udhetimit.

Tuesday, 9 September 2014

Udhetim Turistik ne Paris 23-26 Tetor


Paris, 3 Nete/4 Dite

Cmimi 549 Eur / Person
Fluturim me avion 3 nete, vizite ne Keshtjellen Fontainebleau, Ekskursione me autobuz dhe kembe. (Grup i Avancuar)
Dita 1:
Nisja nga Tirana me avion ne mengjes. Mberritja ne Paris ne Dreke.
Transferte me autobuz ne hotel.
Mbasdite vizite e qytetit te Paris.
Ekskursioni me autobus dhe guide ne shqip ku do te vizitohen: Katedralen Notre Dame, Sheshi La Concorde, Muzeun e Luvrit (nga jashte), Bulevardi Champs Elysees, Kullen Eifel, Trocadero, Harkun e Triumfit, Muzeumi I Veteraneve te luftes, dhe perfundon ne Katedralen e Parisit.
Dita 2:
Pas Mengjesit nisja me autobuz per ne Keshtjellen Fontainebleau.
Keshtjella Fontainebleau me krenari mund të pretendojnë se kanë qenë rezidenca e sovraneve te Frances për tetë shekuj. Dinastite: Capétiens, Valois, Bourbons, Bonaparte dhe Orléans, të gjithë anëtarët e dinastive sunduese franceze, kanë jetuar brenda këtyre mureve. Mbretërit dhe mbretëreshat, perandorët dhe perandoreshat te gjithe, kane vene doren e tyre ne kete pallat, në të cilin shumë ngjarje të rëndësishme historike kane lene gjurmet e tyre.
Dita 3:
Pas mengjesit turi do vazhdoje me vizite ne Kodren Montmartre( Mali I Martireve), pika me e larte e Parisit 130 m mbi nivelin e detit, ku do te vizitohet dhe Basilika Sacré Cœur, nje basilike Romano Bizantine kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit ndertuar pas shkaterrimeve te 1870 prej pushtimit te Parisit prej Prusianeve dhe luftes civile qe pergjaku kryeqytetin.Cdo banor I Parisit ka financuar per ndertimin e kesaj Basilike I cili filloi ne 1873. Po ketu, disa rrugica me larg nga Basilika, do te vizitoni Sheshin e Artisteve ( Place du Tertre ) I cili eshte nje kujtim I kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit 20 ku pervec shume piktoreve te varfer ka jetuar dhe Pablo Pikaso. Kthimi me metro ne hotel
Dita 4:
Pas mengjesit ne Hotel Kohe e lire per shoping.

09.30 Nisja per ne aeroport  per te marre fluturimin e kthimit ne Tirane.
Ne pakete perfshihen:
  • 3 nete fjetje ne hotel me 3* me mengjes
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion.
  • Levizjet me autobus komod ne ekskursionet sipas programit me guide ne shqip.
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia

Riviera Franceze 10-13 Tetor


Riviera Franceze - Udhetim Turistik
Vizite ne San Remo, Menton, Monaco, Nice, Cane

Datat 10 - 13 Tetor 2014.
3 Nete/ 4 Dite.
CMIMI 549 Euro/person
Fluturim me Avion Tirane - Milano, dhe Bergamo-Tirane.

Tirane- Milano / Nisja 07.00
Bergamo-Tirane / Nisja 19.40
Programi:
Dita 1: TIRANE - MILANO - SAN REMO – MENTON - NICE
Nisja me avion Tirane - Milano ne oren 07.00 te  mengjesit. Mberritja ne Milano ne 08.55. Pas daljes nga aeroporti i Milanos, ndalesa e pare do te jete qyteti i San Remo-s.
Nje nga qytetet me piktoreske te Italise se Veriut dhe qendra e organizimit te nje prej eveneteve me te rendesishme te muzikes Italiane nder vite, Festivali i San Remos, i quajtur ndryshe dhe “Qyteti i Luleve” ju mirepret me nje atmosfere te kendshme tipike Italiane.
Do te vizitohet Qyteti i Vjeter (La Pigna), duke filluar nga Porta e Shen Stefanit, Piazza dei Dolori, Kisha me e bukur e San Remos, " Madonna della Costa",  Katedralja e San Siro, Bulvardi Matteotti, dhe ne fund Kazinoja e famshme e San Remos. Dreka mund te kalohet ne nje nga restorantet e shumta qe ofrojne guzhine tradicionale vendase.
Pas vizites se qytetit dhe nje dreke te kendshme, stacioni i ardhshem do te jete qyteti i Menton-it. Nje shetitje me kembe ne rrugicat piktoreske te ketij qyteti te vogel te Rivieres Franceze, permes shtepive mesjetare plot ngjyra dhe lule do te gjeni mjaft objekte dhe gjurme te periudhes kur Aristokracia Angleze kalonte pushimet e tyre dimerore. . I famshem ne te gjithe Europen per prodhimin e limonave, dhe per festen e pervitshme qe i dedikohet ketij agrumi. Per tu vizituar Qyteti i Vjeter, Sheshi i Erezave, Basilika Saint Michel, etj.
Ne mbremje Nisja per ne Nice. Akomodimi ne Hotel dhe mbremje e lire.

Dita 2: NICE – KANE
Pas mengjesit do te vazhdojme me nje vizite te plote te qytetit te Nices, Kryeqyteti i Riviers Franceze, ku perfshihet vizite ne Keshtjellen e Qytetit te Vjeter, duke kaluar me pas ne rrugicat karakteristike dhe elegante te qytetit, do te vazhdojme tek Tregu i Luleve, Sheshi Messena, per te perfunduar ne Bulevardin e Anglezeve. Ne nje shetitje te mrekullueshme pergjate ketij Bulevardi do  admironi ndertesat e mrekullueshme dhe Hotelet me te njohur nga njera ane dhe detin e kalter nga ana tjeter.
Kohe e lire per dreke.
Pas drekes Nisja per ne Kane, qyteti i mirenjohur ne gjithe boten per Festavalin e Filmit.
I krijuar fillimisht si nje fshat i vogel peshkataresh, ruan gjurmet e tij edhe ne sot ne rrugicat e ngushta, shtepite e vjetra, sheshet e vogla ku banoret luajne “Boules” dhe dyqanet e vogla qe shesin produkte te fresketa ne qender tu Qytetit te Vjeter “Le Sequet”
Nje tjeter pamje do te shikoni pergjate Bregdetit ku hotelet me te famshem ne te gjithe boten mirepresin cdo vit me madheshti aktoret, regjizoret dhe producentet me te njohur ne Festivalin e Filmit.
Mbremje e lire buze detit dhe kthim ne hotel ne Nice.
Dita 3: MONACO

Pas Mengjesit ne hotel nisja per ne Monaco. Nje dite e plote do ti kushtohet vizites se qytetit duke filluar me Qytetin e Vjeter duke kaluar permes rrugicave mesjetare, qe te cojne ne sheshin Saint Nicolas, ku ndodhen Pallati i Drejtesise, Katedralja. dhe Pallati i Princit, nje ndertese e mrekullueshte e shek 18-te. Vazhdojme viziten ne Monte - Carlo, shume i njohur per Kazinone e Famshme ndertuar nga arkitekti Garnier ne 1863. Vizite ne Kazino, ne sheshin Cercle D'Or ku dyqanet e Bizhuterive me te famshem ne Bote, Kopshtet e Kazinose dhe Tarracat, etj.
Vazhdojme me tregun La Condamine, Rampe Major, Rruga Princesse Caroline, etj
Vizite ne Parfumerine e famshme Fragonard, si dhe fshatit mesjetar EZE.
Kthimi ne mbremje ne hotel ne Nice.
Dita 4: NICE
Pas mengjesit paradite e lire ne Nice per Pazar, vizite ne Muze apo shetitje deri ne oren 13.30 ku do te behet nisja per ne aeroportin e Bergamos.
Fluturimi me avion ne oren 19.40.
Fundi i udhetimit.
Ne pakete perfshihen:
  • Fluturimi me avion Tirane - Milano dhe Bergamo - Tirane
  • 3 nete akomodim ne Hotel ne Nice me mengjes.
  • Transporti me autobuz dhe guida sipas programit.
  • Asistenca dhe shoqerimi i agjensise gjate gjjithe udhetimit.