Nje udhetim ne Rome.
31 Tetor – 03 Nentor, 2014
3 Nete/4 Dite .
Rezervo deri ne daten 25 Shtator dhe perfito 10% zbritje.
Cmimi : 365 329 Euro/person.
Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, akomodim 3 nete ne hotel me 3 yje ne qender. Nisja nga Tirana ne oren 16.30. Mberritja ne Rome ne oren 17 45. Transferta me autobus nga aeroporti ne hotel. Pasdite shetitje me kembe ne qender te qytetit.
Mbremje e lire
Dita 2: E Shtune 01 Nentor
Pas mengjesit do te fillojme turin: Roma e Lashte.
Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Vizita fillon me Colosseo (nga jashte), Teatri i Marcelos, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani, do te vazhdojme ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell'Patria dhe do te perfunsojme ne Via dell Corso. nje rruge e gjate me dyqane, restoranete ku mund te beni pazar, te shijoni kuzhinen italiane apo te shetisni ne rrugicat karakteristike te qytetit per te perfunduar ne Piazza del Popolo .
Kthim ne hotel ne mbremje.
Dita 3: E Diele 02 Nentor
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit.
Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do te behet dhe pushimi i drekes.
Pas dreke vazhdojme me vizite ne Pantheon, nje nga objektet me madheshtore jo vetem te romes port e gjithe Europes, Fontana di Trevi, Piazza Spagna, Trinita dei Monti etj.
Pasdite e lire, kthim ne hotel ne mbremje.
Dita 4: E Hene 03 Nentor
Pas mengjesit nisja per ne aeroportin e Romes per te marre fluturimin per ne Tirane ne oren 10.00
Ne pakete perfshihen:
- Fluturimi me avion vajtje-ardhje
- 3 nete akomodim me mengjes ne hotel
- Transfertat aeroport / hotel / aeroport
- Guida sipas programit
- Shoqerues dhe asistence nga agjensia
- Drekat dhe darkat
- Hyrjet ne muzeume
- Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
- Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 50 Euro.
Pozicion i Hotelit ne Rome. Kliko per nje harte me te madhe ROMA |
No comments:
Post a Comment