Riviera Franceze - Udhetim Turistik
Vizite ne San Remo, Menton, Monaco, Nice, Cane
Datat 10 - 13 Tetor 2014.
3 Nete/ 4 Dite.
CMIMI 549 Euro/person
Fluturim me Avion Tirane - Milano, dhe Bergamo-Tirane.
Tirane- Milano / Nisja 07.00
Bergamo-Tirane / Nisja 19.40
Programi:
Dita 1: TIRANE - MILANO - SAN REMO – MENTON - NICE
Nisja me avion Tirane - Milano ne oren 07.00 te mengjesit. Mberritja ne Milano ne 08.55. Pas daljes nga aeroporti i Milanos, ndalesa e pare do te jete qyteti i San Remo-s.
Nje nga qytetet me piktoreske te Italise se Veriut dhe qendra e organizimit te nje prej eveneteve me te rendesishme te muzikes Italiane nder vite, Festivali i San Remos, i quajtur ndryshe dhe “Qyteti i Luleve” ju mirepret me nje atmosfere te kendshme tipike Italiane.
Do te vizitohet Qyteti i Vjeter (La Pigna), duke filluar nga Porta e Shen Stefanit, Piazza dei Dolori, Kisha me e bukur e San Remos, " Madonna della Costa", Katedralja e San Siro, Bulvardi Matteotti, dhe ne fund Kazinoja e famshme e San Remos. Dreka mund te kalohet ne nje nga restorantet e shumta qe ofrojne guzhine tradicionale vendase.
Pas vizites se qytetit dhe nje dreke te kendshme, stacioni i ardhshem do te jete qyteti i Menton-it. Nje shetitje me kembe ne rrugicat piktoreske te ketij qyteti te vogel te Rivieres Franceze, permes shtepive mesjetare plot ngjyra dhe lule do te gjeni mjaft objekte dhe gjurme te periudhes kur Aristokracia Angleze kalonte pushimet e tyre dimerore. . I famshem ne te gjithe Europen per prodhimin e limonave, dhe per festen e pervitshme qe i dedikohet ketij agrumi. Per tu vizituar Qyteti i Vjeter, Sheshi i Erezave, Basilika Saint Michel, etj.
Ne mbremje Nisja per ne Nice. Akomodimi ne Hotel dhe mbremje e lire.
Dita 2: NICE – KANE
Pas mengjesit do te vazhdojme me nje vizite te plote te qytetit te Nices, Kryeqyteti i Riviers Franceze, ku perfshihet vizite ne Keshtjellen e Qytetit te Vjeter, duke kaluar me pas ne rrugicat karakteristike dhe elegante te qytetit, do te vazhdojme tek Tregu i Luleve, Sheshi Messena, per te perfunduar ne Bulevardin e Anglezeve. Ne nje shetitje te mrekullueshme pergjate ketij Bulevardi do admironi ndertesat e mrekullueshme dhe Hotelet me te njohur nga njera ane dhe detin e kalter nga ana tjeter.
Kohe e lire per dreke.
Pas drekes Nisja per ne Kane, qyteti i mirenjohur ne gjithe boten per Festavalin e Filmit.
I krijuar fillimisht si nje fshat i vogel peshkataresh, ruan gjurmet e tij edhe ne sot ne rrugicat e ngushta, shtepite e vjetra, sheshet e vogla ku banoret luajne “Boules” dhe dyqanet e vogla qe shesin produkte te fresketa ne qender tu Qytetit te Vjeter “Le Sequet”
Nje tjeter pamje do te shikoni pergjate Bregdetit ku hotelet me te famshem ne te gjithe boten mirepresin cdo vit me madheshti aktoret, regjizoret dhe producentet me te njohur ne Festivalin e Filmit.
Mbremje e lire buze detit dhe kthim ne hotel ne Nice.
Dita 3: MONACO
Pas Mengjesit ne hotel nisja per ne Monaco. Nje dite e plote do ti kushtohet vizites se qytetit duke filluar me Qytetin e Vjeter duke kaluar permes rrugicave mesjetare, qe te cojne ne sheshin Saint Nicolas, ku ndodhen Pallati i Drejtesise, Katedralja. dhe Pallati i Princit, nje ndertese e mrekullueshte e shek 18-te. Vazhdojme viziten ne Monte - Carlo, shume i njohur per Kazinone e Famshme ndertuar nga arkitekti Garnier ne 1863. Vizite ne Kazino, ne sheshin Cercle D'Or ku dyqanet e Bizhuterive me te famshem ne Bote, Kopshtet e Kazinose dhe Tarracat, etj.
Vazhdojme me tregun La Condamine, Rampe Major, Rruga Princesse Caroline, etj
Vizite ne Parfumerine e famshme Fragonard, si dhe fshatit mesjetar EZE.
Kthimi ne mbremje ne hotel ne Nice.
Dita 4: NICE
Pas mengjesit paradite e lire ne Nice per Pazar, vizite ne Muze apo shetitje deri ne oren 13.30 ku do te behet nisja per ne aeroportin e Bergamos.
Fluturimi me avion ne oren 19.40.
Fundi i udhetimit.
Ne pakete perfshihen:
- Fluturimi me avion Tirane - Milano dhe Bergamo - Tirane
- 3 nete akomodim ne Hotel ne Nice me mengjes.
- Transporti me autobuz dhe guida sipas programit.
- Asistenca dhe shoqerimi i agjensise gjate gjjithe udhetimit.
No comments:
Post a Comment