27 - 30 Nentor
Per rezervime te shpejta ulje 18%
Cmimi:
Fluturim me Avion, Hotel 4* ne qender te qytetit.
Ekskursione me guide profesionale ne shqip
Dita 1
Nisja nga Tirana me avion. Mberritja ne Beograd ne 16:10. Direkt nga aeroporti guide me autobus rreth 2 ore gjate te ciles do te vizitojme Beogradin, Qytetin e Vjeter, Kalane, Sheshin Republika, etj. Nje shetitje ne rrugen Knez Mihailova, nje nga pedonalet me te bukura ku mund te kalojme mbremjen. Darka e lire.
Akomodim ne hotel.
Dita 2
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne oren 08 30 me autobuz per ne Budapest.Rreth ores 12 00 mberritja ne Budapest. Do te fillojme me nje tur panoramik te qytetit te Budapestit, ndalese ne Kodren Gellert ku mund te shijoni panoramen e qytetit dhe te beni fotografi, duke vazhduar me sheshin e Akademise ku ndodhen disa nga monumentet me te bukura dhe te rendesishme te qytetit si Akademia, Pallati i Greshhamit duke kaluar me pas tek ndertesa me e famshme e Budapestit,Parlamenti, nje kryeveper e vertete arkitekturore.
Pasdite e lire ne rrugen Vaci, ku mund te hani darken, te pini nje gote me vere te ngrohte, apo te shikoni tregun e Krishtlindjeve i cili fillon ne kete periudhe.
Akomodim ne hotel. Mbremje e lire
Dita 3
Ne mengjes do te vazhdojme viziten ne Budapest ne lagjen “Kala” e cila eshte nje nga lagjet me te vjetra te Budapestit ku do te fillohet me nje vizite nga jashte ne kompleksin e Pallatit mbreteror, dhe me pas do te vazhodohet me nje vizite ne Kishen e Matiasit, nje kishe vertet interesante nga pikpamja e ndertimit, dekorimit dhe historike. (Hyrja me pagese rreth 3 Euro per person) dhe Bastionin e Peshkatareve nje monument shume i bukur nga ku mund te admironi nje pamje te mrekullueshme te pjeses se Pestit.
Do te vazhdojme turin me vizite ne Basiliken e Shen Stefanit, nje tjeter kryeveper e stilit barok dhe neobarok e cila do tu mrekulloje me dekorimin e saj te brendshem. Ne kete Basilike mund te shihni dhe doren e djathte te balcamosur te Shen Stefanit, i cili eshte nje nga figurat me te rendesishme te Hungarise.
Duke vazhduar permes Bulevardit Andrashi ku ndodhet dhe Opera e Budapestit do te arrijme tek Sheshi i Heronjve. perreth te cilit ndodhen: Keshtjella e Hunjadit, Banjot termale Szechenyi, Kopshti Zoologjik, Muzeu i Arteve dhe Muzeu i Artit Modern.
Pasdite mund te vazhdojme me nje vizite ne Qender tregetare per pazar, pushim, shetitje etj.
Darka (Opsionale) mund te organizohet ne Restorant Sir Lancelot, nje restorant ku ju do te harroni kohen ne te cilen jetojme dhe do te prekni Mesjeten. Racione gjigande ushqimi, mishi dhe vererat me te famshme hungareze ne atmosferen e shfaqjeve, luftes me shpata midis kaloresve, belly dancing etj.)
Dita 4 .
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisja per ne aeroportin e Beogradit. Nisja per ne Tirane ne 13.20
Ne pakete perfshihen:
- 1 Nate akomodim ne Hotel 3* ne Beograd
- 2 Nete akomodim ne hotel me 4 * ne Budapest
- Mengjeset per ditet e qendrimit
- Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion
- Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
- Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
- Shoqerues dhe asistenca nga agjensia gjate gjithe udhetimit.
No comments:
Post a Comment