Cmimi: 545 Euro/person
Datat : 12 – 16 Tetor 20144 Nete /5 Dite
Dita 1: E djele 12 Tetor
Nisja nga Tirana me avion. Mberritja ne Beograd ne 16:10. Direkt nga aeroporti guide me autobus rreth 2 ore gjate te ciles do te vizitojme Beogradin, Qytetin e Vjeter, Kalane, Sheshin Republika, etj. Nje shetitje ne rrugen Knez Mihailova, nje nga pedonalet me te bukura ku mund te kalojme mbremjen. Darka e lire.
Akomodimi ne hotel
Dita 2: E Hene 13 TetorMengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne oren 08 30 me autobuz per ne Budapest.Rreth ores 12 00 mberritja ne Budapest. Do te vazhdojme me nje vizite panoramike ne sheshin e Akademise ku ndodhen disa nga monumentet me te bukura dhe te rendesishme te qytetit si Akademia, Pallati i Greshhamit duke kaluar me pas tek ndertesa me e famshme e Budapestit, Parlamenti, nje kryeveper e vertete arkitekturore.
Vazhdojme me vizite ne Basiliken e Shen Stefanit, nje tjeter kryeveper e stilit barok dhe neobarok e cila do tu mrekulloje me dekorimin e saj te brendshem. Duke vazhduar permes Bulevardit Andrashi ku ndodhet dhe Opera e Budapestit do te arrijme tek Sheshi i Heronjve. perreth te cilit ndodhen: Keshtjella e Hunjadit, Banjot termale Szechenyi, Kopshti Zoologjik, Muzeu i Arteve dhe Muzeu i Artit Modern.
Darka (Opsionale) mund te organizohet ne Restorant Sir Lancelot, nje restorant ku ju do te harroni kohen ne te cilen jetojme dhe do te prekni Mesjeten. Racione gjigande ushqimi, mishi dhe vererat me te famshme hungareze ne atmosferen e shfaqjeve, luftes me shpata midis kaloresve, belly dancing etj.)
Dita 3 : E Marte 14 TetorNe mengjes do te vazhdojme viziten ne Budapest ne lagjen “Kala” e cila eshte nje nga lagjet me te vjetra te Budapestit ku do te fillohet me nje vizite nga jashte ne kompleksin e Pallatit mbreteror, dhe me pas do te vazhodohet me nje vizite ne Kishen e Matiasit, nje kishe vertet interesante nga pikpamja e ndertimit, dekorimit dhe historike. (Hyrja me pagese rreth 3 Euro per person) dhe Bastionin e Peshkatareve nje monument shume i bukur nga ku mund te admironi nje pamje te mrekullueshme te pjeses se Pestit.
Rreth ores 13.00 nisja per ne Vjene. Mberritja ne Vjene rreth ores 16.00. Nje vizite panoramike e qytetit do te realizohet pasdite duke filluar me Ringstrasse, nje rruge e njohur per ndertesat e mrekullueshme, ndertuar me ndihmen e Kaiserit Franz Josef mbas rrenimit te nje pjese te Pallatit mbreteror te Hofburgut.
Do vizitojme nga jashte : Operen,nje ndertese madheshtore ndertuar ne 1861-1869. Historia e muzikes klasike te Vienes perfshihet ne kete ndertese. Burgringun, Muzeu i Arteve te Bukura dhe Muzeu i Historise Natyrore. Vazhdojme me Parlamentin e Austrise edhe Bashkine e Vienes, Neues Rathaus-in. Ne fund te kesaj pjeses te Ringut mbas bashkise qendron fakulteti me i vjeter i Austrise, themeluar qe nga shekulli 14 edhe perballe Parlamentit teatri i pallatit mbreteror, Burgtheater. Do te perfundojme ne rrugen Graben ku mund te hani darken. Pas darkes akomodim ne hotel.
Dita 4 : E Merkure 15 TetorPas mengjesit do te do te fillojme vizite ne pallatin Schoenbrunn, rezidenca verore e familjes mbreterore me kopshtet e mrekullueshme Franceze. (Bileta e hyrjes 12 euro/person)
Pas vizites ne Schoenbrunn do te vazhdojme me Pallatin Hofburg, I cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore. (Bileta e hyrjes 11 Euro/person)Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augustines, sheshin Franz Josef dhe do te perfundojme tek Basilika e Shen Stefanit, e cila gjithashtu eshte nje nga simbolet e Viennes.Pasdite e lire per Pazar ne rrugen Mariahilffer, shetitje ne Kartner Strasse.
Kthim ne hotel ne mbremje.
Dita 5: E Enjte 16 Tetor
Pas mengjesit nisja per ne Aeroport per te marre fluturimin per ne Tirane.
Ne pakete perfshihen:
- 1 nate fjetje ne hotel me mengjes ne Beograd
- 1 nate fjetje ne hotel me mengjes ne Budapest
- 2 nete fjetje ne hotel me mengjes ne Viene.
- Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion TIA – BEG / VIE – TIA
- Transferta me autobus komod Beograd – Budapest – Viene
- Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
- Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
- Shoqerues dhe asistenca nga agjensia
Nuk perfshifen ne cmim
- Drekat dhe darkat
- Hyrjet ne Monumente ose Muzeume
- Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »
Cmimet jane llogaritur per person te rritur ne dhome 2-she.Shtesa per dhome teke eshte...... euro/person.Cmimi i femijeve nen 12 vjec...me kerkese.
No comments:
Post a Comment