Cmimi 730 Eur / Person
Fluturim me Alitalia + Hotel 5 nete + Ekskursione + Versaje + Anije ne Sene + Muzeu i Luvrit.
Programi i detajuar
23 Dhjetor, Dita 1:
Nisja nga Tirana me avion dhe mberritja ne Paris . Transferta per ne hotel, akomodimi, dhe pas nje pushimi te shkurter do te dalim ne qender te qytetit ne Bulevard Saint Michel ku mund te hani darken. Mremje e lire.
24 Dhjetor, Dita 2:
Mbas mengjesit: Ekskursioni “Parisi gjate dites dhe vizite e objekteve me te njohur” me autobus dhe guide ne shqip ku do te vizitohen: Katedralen Notre Dame, Sheshi La Concorde, Muzeun e Luvrit (nga jashte), Bulevardi Champs Elysees, Kullen Eifel, Trocadero, Harkun e Triumfit, Muzeumi I Veteraneve te luftes. Ne kete tour autobozi ndalon 30 – 45 min ne cdo object per ta vizituar nga jashte dhe per te bere fotografi. Gjithashtu guida shpjegon historikun e cdo objekti fakte interesante dhe vlerat e tyre. Ky tour fillon ne oren 11.30 dhe mbaron 15.30 ne dreke. Gjate ketij ekskursioni nuk mjafton koha per te hypur ne kullen Eifel. (Diskutohet me drejtuesin e grupit per nje moment tjeter). Mbas mbarimit te ekskursionit autobuzi na ndalon ne Lagjen Latine per te ngrene dreken ku ka restorante te te gjitha llojeve dhe fastfoode me cmime te ndryshme.
Mbas Drekes do te vazhdojme me shetitjen me anije ne Lumin e Senes. Ky udhetim zgjat rreth 1 ore, ku do te shikoni te gjitha objektet historike qe shtrihen pergjate senes dhe do te degjoni nga guida detajet historike per urat pergjate lumit. (Bileta e perfshire ne cmim).
Kthimi ne hotel per tu pergatitur per darken e Krishtlindjeve (suplementare). Mbas darkes ne oren 24.00 do te shkojme me kembe per te pare nga afer meshen qe organizohet ne Katedralen "Notre Dame".
Kthimi ne hotel pas darkes me metro.
25 Dhjetor, Dita 3:
Mengjesi ne hotel. 09.30 pas mengjesit vajtje ne Kodren Montmartre ( Mali I Martireve), pika me e larte e Parisit 130 m mbi nivelin e detit, ku do te vizitohet dhe Basilika Sacré Cœur, nje basilike Romano Bizantine kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit ndertuar pas shkaterrimeve te 1870 prej pushtimit te Parisit prej Prusianeve dhe luftes civile qe pergjaku kryeqytetin.Cdo banor I Parisit ka financuar per ndertimin e kesaj Basilike I cili filloi ne 1873. Po ketu, disa rrugica me larg nga Basilika, do te vizitoni Sheshin e Artisteve ( Place du Tertre ) I cili eshte nje kujtim I kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit 20 ku pervec shume piktoreve te varfer ka jetuar dhe Pablo Picaso.
Kohe e lire per dreke. Pas drekes ora 17.00 nisja ne drejtim te Kulles Eifel. Eshte momenti me I bukur kur bie muzgu per te vizitur kete kulle. Sado qe shume prej jush mund ta kene vizituar kete kulle ajo eshte gjithmone si nje spektakel modern, efekte dritash te kombinuara me nje muzike moderne.
Gjate kesaj kohe ne se dikush nuk deshiron te ngjitet ne Kullen Eifel, mund te vizitoje tregun e Krishtlindjeve prane Trokaderos ku mund te pihet nje gote vere e nxehte si dhe mund te argetoheni te fusha e patinazhit ne akull.
Ora 20.00 kthimi ne Hotel me metro.
26 Dhjetor, Dita 4:
09.00 Pas mengjesit ekskursion me autobuz: Keshtjella e Versajes, krenaria e francezeve, nje mrekulli e arkitektures dhe artit te shek 17-te ndertuar per te pasqyruar rrezatimin, fuqine dhe pasurine e Perandorise Franceze. (Bileta e hyrjes 15 Eur per te rritur). Vizita ne Pallatin e Versajes zgjat rreth 4 ore.
Pas vizites ne Versaje, nisje me autobus ne Lagjen Moderne te Parist La Defence. Aty do te shikohet Grand Hark, dhe do te jete momenti me i mire per te bere shopping ne qendren tregetare nga me te medhate ne Paris, "Quatre Temps". Ne qender te sheshit ne La defence eshte tregu I Krishtlindjeve, ku spikaten kjoskat e bardha te zbukuruara me drita dhe dreri I Noelit qe duket sikur vallezon ne kete feste te bukur.
27 Dhjetor, Dita 5:
Pas mengjesit do te vizitohet Opera Garnier. Nje tjeter ndertese e mrekullueshme e Parisit do tu mahnise me sallonet dhe korridoret e dekoruara ne menyren me elegante te shekullit 19-te. Dhe per teper... doni te degjoni historine e "Fantazmes se Operas". Eshte pikerisht vendi!!!
Kohe e lire per te shijuar diten e fundit ne atmosferen e ngrohte dhe festive te qytetit me Romantik te Botes.
28 Dhjetor, Dita 6:
Pas mengjesit kohe e lire.
Mbasdite transferte ne aeroport per te marre fluturimin drejt Tiranes.
Ne pakete perfshihen:
- 5 nete fjetje ne hotel me mengjes
- Udhetimi Vajtje – Ardhje me Avion
- Levizjet me autobus komod ne ekskursionet sipas programit me guide ne shqip
- Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
- Shetitje me anije ne Sene
- Ekskursion ne Versaje
- Rezervimi i biletave te muzeumeve ne avance per te eleminuar rradhat
- Shoqerues dhe asistenca nga agjensia
- Drekat dhe darkat
- Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume.
- Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »
- Shtesa e pageses per person ne dhome teke eshte 100 euro.
- Cmimi per 1 femije nen 12 vjec qe ndan dhome dyshe me 2 te rritur 535 Eur/person
No comments:
Post a Comment